Politike

Gerti Bogdani vetëshpallet kandidat i PD për Bashkinë e Tiranës

Gert Bogdani tha se kjo për të do të ishte një sfidë e vështirë, por jo e pamundur dhe se Tirana ka ende mundësi që të bëhet një qytet i jetueshëm për banorët.

18 Korrik 2022, 17:33 Nga k.m.
Gerti Bogdani vetëshpallet kandidat i PD për Bashkinë e
Gert Bogdani

TIRANË- Ish-deputeti demokrat Gert Bogdani ka shpehur hapur ambicjen e tij për të garuar për Bashkinë e Tiranës. Në një intervistë për "OraNews", Bogdani u shpreh se nëse lidershipi i PD-së do ta vlerësonte, ai do ta pranonte një kandidimi për zgjedhjet lokale në Tiranë.

Bogdani tha se kjo për të do të ishte një sfidë e vështirë, por jo e pamundur dhe se Tirana ka ende mundësi që të bëhet një qytet i jetueshëm për banorët.

"Nëse lidershipi i PD-së do ta vlerësonte një gjë të tillë dhe baza do ta mbështeste, unë patjetër që nuk do t’i them jo një sfide, sado të vështira që kanë qenë. Do të ishte një sfidë e vështirë, duke parë edhe situatën aktuale, por nuk është e pamundur. Tirana ka ende mundësi që të bëhet një qytet i jetueshëm për banorët. Nuk është gjë e keqe të bësh pallate, por është ideja ta bësh me një plan konkret. Bulevardin e kanë bërë këtu e 80 vite para me 10 korsi, ndërsa sot bëhen rrugët e ngushta, se duan të bëjnë pallate,"- u shpreh ai.

gert bogdani

Sondazh

Poll