Politike

Manja: Po nis një erë e re në fushën noteriale, për çdo heqje license do ketë dalje publike

Gjatë takimit, Manja ka theksuar se kanë nisur inspektimet tematike në vend dhe se në çdo heqje license do të ketë dalje publike në lidhje me abuzimet. 

18 Korrik 2022, 17:18 Nga I.A
Manja: Po nis një erë e re në fushën noteriale, për
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar se në fushën e noterisë në vend ka nisyr një erë e re e zbatimit të ligjit. Këtë gjë e ka bërë të ditur Manja në takimin që ka patur në asamblenë e noterëve. Gjatë takimit, Manja ka theksuar se kanë nisur inspektimet tematike në vend dhe se në çdo heqje license do të ketë dalje publike në lidhje me abuzimet. 

Postimi i Plotë:

Kisha shumë për të folur me noterët e Shqipërisë dhe zgjodha Asamblenë Kombëtare të Noterisë për t’i thënë problemet tona sy më sy. Si Ministër i Drejtësisë, monitorues i drejtëpërdrejtë i punës së tyre, them me bindje se në fushën noteriale nis një erë e re në zbatim të ligjit dhe në shërbimin dinjitoz ndaj qytetarëve. Kam falenderuar sot bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi me kryetaren e Dhomës Kombëtare të Noterisë znj. Mimoza Sadushi, por kam kërkuar me forcë: Nisjen e digjitalizimit të arkivave, zbatimin e udhëzimeve që kanë dalë nga MD, si dhe korrektësinë para ligjit si në formë edhe në përmbajtje. Kërkova me këmbëngulje që noterët të mos bëhen palë me institucionet financiare jo banka (mikrokredive), dhe të lexojnë siç parashikon ligji, detyrimet e kontratave për qytetarët, sepse në shumë raste shqiptarët po mbeten peng. Noteria është një profesion të cilin unë e kam mbështetur përherë, ndaj kërkova bashkëpunimin e noterëve të ndershëm për të nxjerrë jashtë sistemit elementët që e bëjnë pis këtë shërbim. Në shërbim të këtij qëllimi kemi ngritur dhe kanë nisur inspektimet tematike dhe në çdo heqje liçense unë do të bëj dalje publike duke renditur abuzimet e kujtdo qoftë.

ulsi manja

Sondazh

Poll