Aktualitet

VD-“Brilantin mos ma ngacmo”, si i 'bindeshin' policët nipit të Ervis Martinajt: Për ty heq kapelen...

Më pas, u lirua nga akuza, duke i shpëtuar drejtësisë. Por sërish, sot ka dalë një video e re, ku një grup policësh, që shfaqeshin gati për të hequr edhe kapelen e Policisë së Shtetit, nëse do t’ua kërkonte Brilanti.

18 Korrik 2022, 16:50 Nga k.m.
VD-“Brilantin mos ma ngacmo”, si i 'bindeshin'
Brilant Martinaj

FUSHË KRUJË- Brilant Martinaj, nipi i biznesmenit Ervis Martinaj, u ekzekutua pasditen e së dielës ndërsa udhëtonte në mbikalimin e Fushë Krujës bashkë me dy shokët e tij, Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën. Por nuk ishte emër i panjohur për Policinë e Shtetit.

Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar i akuzuar për vrasjen e efektivit të policisë Xhulio Prela, por asokohe pretendonte se ndodhej në Turqi, për kurimin e një sëmundjeje. Më pas, u lirua nga akuza, duke i shpëtuar drejtësisë. Por sërish, sot ka dalë një video e re, ku një grup policësh, që shfaqeshin gati për të hequr edhe kapelen e Policisë së Shtetit, nëse do t’ua kërkonte Brilanti.

BISEDA E PLOTË:

X: A je t'u m'njof kush jam?

Polici: Jo. Unë po njoha Brilantin s'kam pse të njoh ty. Heq kapelen.

X: Hec ore servil.

Polici: Po njoha Brilantin…Brilantin dhe Arjanin mos m’i ngacmo

Dje, tre persona u vranë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët, të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

brilant martinaj

Sondazh

Poll