Politike

VD-Sulmi kibernetik/ PD: Mund të jetë bërë për rrjedhje të dhënash!

Arben Ristani tha se pas kësaj, mund të fshihet një rrjedhje e të dhënave personale nga databazat qeveritare.

18 Korrik 2022, 16:39 Nga k.m.
VD-Sulmi kibernetik/ PD: Mund të jetë bërë për rrjedhje
Arben Ristani

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Ristani ka hedhur dyshime mbi sulmin kibernetik që i është bërë sistemit e-albania dhe shërbimeve qeveritare. Në një deklaratë për mediat nga selia e PD, Ristani tha se pas kësaj, mund të fshihet një rrjedhje e të dhënave personale nga databazat qeveritare.

NJOFTIM PËR SHTYP

Qeveria ka njoftuar sot për një sulm kibernetik kundër sistemeve qeveritare dhe faqes e-albania. Me gjuhën e një skenari hollivudian, me hakera dhe armiq ndërkombëtarë, duket se qeveria po mundohet të fshehë më shumë se të zbulojë. Më i pabesueshëm bëhet hakerimi po të kujtojmë rekordet thuajse kriminale të qeverisë sa i takon privatësisë së qytetarëve. Partia Demokratike risjell në vëmendje rastin e patronazhistëve, të cilët kishin në duar të dhëna të qytetarëve shqiptarë, të siguruara përmes të njëjtit sistem, për të cilin sot thonë se është hakeruar. Në një rast të dytë të paprecedent, punonjësit e së njëjtës administratë nxorën të dhëna sensitive të qytetarëve, që nga rrogat, të dhënat personale e me ra rradhë. Një qeveri që ka një rekord të tillë në trajtimin e bankës së të dhënave të nënshtetasve, duket e pabesueshme kur thotë se ka rënë pre e metodave të veta. Kur të tjerët e trajtojnë ashtu si ajo trajton qytetarët e vet, për shqiptarët kjo nuk përbën lajm, por pazotësi të qeverisë. Partia Demokratike, duke njohur ‘instrumentet e së keqes’ që përdor Rama, paralajmëron publikun se, pas lajmit për hakerimin mund të fshihen rrjedhje të tjera të databazës dhe të dhëna sensitive publike. Kur kjo të ndodhë, Shefi i Shtabi të Përgjithshëm të Patronazhistëve, do t’ja hedhe fajin hakerimit të bërë nga ‘forca të panjohura’.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi dje se është detyruar të mbyllë përkohësisht aksesin e tyre në shërbimet publike për shkak të një sulmi kibernetik. Në njoftim thuhet se për një kohë të pacaktuar qytetarët nuk do të mund të kenë akses në faqet e shërbimeve online si dhe ato qeveritare deri në momentin që të neutralizohen sulmet dhe të jenë të sigurta, duke mos rrezikuar të dhënat personale. 

arben ristani hackerat sulmojne shqiperine

Sondazh

Poll