Politike

Meta takon ambasadorin çek: Zhbllokimi i ngërçit mes RMV dhe Bullgarisë me rëndësi për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Meta shprehet se Urban ka paraqitur përparësitë e vendit të tij në drejtimin e BE të kushtëzuara në një pjesë të madhe edhe nga gjendja e krijuar pas agresionit rus në Ukrainë.

18 Korrik 2022, 16:30 Nga e.k
Meta takon ambasadorin çek: Zhbllokimi i ngërçit mes RMV dhe
Ilir Meta dhe ambasadori çek Karel Urban

TIRAMË-Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin e republikës çeke në vendin tonë Karel Urban me rastin e fillimit të Presidencës Çeke të Bashkimit Europian. Meta shprehet se Urban ka paraqitur përparësitë e vendit të tij në drejtimin e BE të kushtëzuara në një pjesë të madhe edhe nga gjendja e krijuar pas agresionit rus në Ukrainë.

"Urova për sukses të plotë Presidencës Çeke të BE dhe theksova rëndësinë e zhbllokimit të ngërçit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, për fillimin e procesit të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një akt i qartë dhe i vendosur për perspektivën e anëtarësimit të plotë të dy vendeve në familjen europiane, por edhe për forcimin e bashkëpunimit të vendeve të rajonit drejt perspektivës së përbashkët të anëtarësimit në BE", shkruan Meta.

POSTIMI I KREUT TË SHTETIT

 

ilir meta

Sondazh

Poll