Aktualitet

I riu gjet i vetvarur në Burgun e DurrësitI, Avokati i Popullit: Kryem menjëherë inspektimet, po hetohet ngjarja

Me anë të një deklarate për mediat Avokati i Popullit shkruan se ka kryer menjëherë inspektim në Burgun e Durrësit dhe se po kryhen këqyrjet e nevojshme për të verifikuar rrethanat e kësaj ngjarje.

18 Korrik 2022, 16:18 Nga e.k
I riu gjet i vetvarur në Burgun e DurrësitI, Avokati i Popullit: Kryem
Roland Hasani

DURRËS- Avokati i Popullit ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë ku Roland Hasani është u gjet i vetvarur në Burgun e Durrësit. Me anë të një deklarate për mediat Avokati i Popullit shkruan se ka kryer menjëherë inspektim në Burgun e Durrësit dhe se po kryhen këqyrjet e nevojshme për të verifikuar rrethanat e kësaj ngjarje.

Ai i bën thirrje qeverisë dhe autoriteteve të tjera në vend të merren masa të menjëhershme për përmirësimin e kushteve në të gjitha IEVP-të në vend.

REAGIMI I AVOKATIT TË POPULLIT

Avokati i Popullit është njohur nëpërmjet medias lidhur me një ngjarje e rëndë të ndodhur brenda njërës prej qelive të burgut të Durrësit.

Sipas raportimeve, në ambientet e brendshme të këtij institucioni, një i burgosur ka varur veten. Një ekip i Avokatit të Popullit i përbërë nga Komisioneri dhe Ndihmës komisionerë të Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës menjëherë pas marrjes dijeni të ngjarjes po verifikojne ne vend ngjarjen.

Nisur nga kjo ngjarje Avokati i Popullit, për herë të disatë sjell në vëmendje të autoriteteve nevojën e marrjes së masave të menjëhershme dhe energjike për përmirësimin e kushteve pranë institucioneve penitenciare IEVP në përputhje me angazhimet e shtetit shqiptar pranë organizmave ndërkombetarë si dhe në zbatim të akteve ligjore kombëtare e ndërkombëtare.

Avokati i Popullit nënvizon që rekomandimet e përpiluara prej tij drejtuar institucioneve të shtetit shqiptar, nuk kanë qëllim tjetër përveçse përputhjen e standardeve faktike me angazhimet e marra nga shteti shqiptar në grarantimin e jetës dhe të drejtave të qytetarëve të cilëve u është privuar liria.

Avokati i Popullit u bën thirrje nstitucioneve shqiptare të marrin masat e nevojshme për të garantuar jetën e personave që vuajnë dënimin por edhe ndihmën psikologjike apo shëndetësore që keto ngjarje të mos ndodhin.

Kush është Roland Hasani?

Roland Hasani ishte një nga 7 të përfshirët nga Interpoli për vrasjen e dy komisionarëve zgjedhorë në Ersekë Nako Skupra dhe Ilirjan Arapi. Ngjarja e rëndë u shënua në 29 qershor të 1997 në Ersekë u ekzekutuan 2 komisonerët e PS në momentin e transportimit të kutive të votimit në bashkinë e këtij qyteti. Gjatë kësaj ngjarje mbetën të plagosur edhe shtetasit Taqo Skupra, Alfred Shehu, Kastriot Zenollari, Arben Arapi plagosur edhe Shaban Koxhaj. Për ngjarjen në fjalë janë dënuar në mungesë për këto krime, Spartak Sageri, Roland Hasani dhe Hysni Dervishi, të cilët ndodhen në Angli kërkohen nga policia, pasi kanë marrë dënimin 20 vjet burg secili. I votimi i dënuar për këtë ngjarje ishte Adriatik Ferjati i dënuar me 18 vite burg.

roland hasani avokati i popullit

Sondazh

Poll