Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet Bledian Salkurti, ka 4 vite burg pa 'shlyer' në Itali

Bledian Salkurti ishte dënuar në Venecia për pjesëmarrje në grup kriminal dhe shkelje të ligjit të narkotikëve.

18 Korrik 2022, 16:20 Nga k.m.
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet Bledian Salkurti,
Foto ilustruese

DIBËR- Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Dibër, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të shtetit italian, ku është dënuar me 4 vite burg. Bledian Salkurti ishte dënuar në Venecia për pjesëmarrje në grup kriminal dhe shkelje të ligjit të narkotikëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Dibër

Ndalohet me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprat penale "Grupi i strukturuar kriminal" dhe Shkelje e ligjit mbi narkotikët". Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, gjatë ditës së sotme bënë ndalimin, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit: Bledian Salkurti, 38 vjeç, banues në Peshkopi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Venezia, Itali, e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale "Grupi i strukturuar kriminal" dhe Shkelje e ligjit mbi narkotikët", parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

bledian salkurti

Sondazh

Poll