Aktualitet

Avokatët rikthehen në gjykatë! Do të marrin pjesë në seancat e masave të arrestit

Rikthimi vjen pas mbarimit të afatit 10 ditor të vendosur më herët nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Ndërkohë, të gjitha seancat e tjera gjyqësore vijojnë të jenë të bojkotuara nga përfaqësuesit ligjore.

18 Korrik 2022, 16:14 Nga k.m.
Avokatët rikthehen në gjykatë! Do të marrin pjesë
Foto ilustruese

Avokatët kanë bërë një hap pas duke iu rikthyer sot zhvillimit të masave të sigurisë dhe seancave emergjente. Rikthimi vjen pas mbarimit të afatit 10 ditor të vendosur më herët nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Ndërkohë, të gjitha seancat e tjera gjyqësore vijojnë të jenë të bojkotuara nga përfaqësuesit ligjore.

Ndërkohë, Dhoma Kombëtare e Avokatëve pritet të mblidhet të enjten në 21 korrik në mbledhjen e radhës ku do të diskutohet për hapat e mëtejshëm të protestës. Protesta e avokatëve vjen pas vendimit për ndryshimin e hartës së re gjyqësore e cila parashikon mbylljen e 15 gjykatave në të gjithë vendin.

Avokatët prej javësh kanë bojkotuar seancat gjyqësore, si edhe masat e sigurimit. Pavarësisht kundërshtisë së avokatëve kryeministri Edi Rama tha se harta gjyqësore nuk ka për të ndryshuar duke thënë se bojkoti është i pavlerë. Mirëpo në përgjigje të kësaj deklarate, kreu i Dhomës së Avokatisë Kombëtare, Maks Haxhia tha se nuk kërkojnë nga qeveria, por KLGJ, duke thënë se ka mundësi për zgjidhje. Aktualisht, Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

harta e re gjyqesore bojkoti i avokateve

Sondazh

Poll