Aktualitet

Masakra e Fushë Krujës, Artan Hoxha zbulon 'Trekëndëshin e Bermudës', këtu ndodhin atentatet më të fuqishme

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Mbikalimin e Fushë Krujës, një nga akset  më të populluara në vend. Dyshohet se atentatorët u kanë zënë pritë në një pikë që dhe nëse do të pikaseshin viktimat nuk do mund të manovronin për t'iu shmangur.

18 Korrik 2022, 15:49 Nga e.k
Masakra e Fushë Krujës, Artan Hoxha zbulon
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Masakra e ditës së djeshme në Mbikalimin e Fushë Krujës ku mbeten të vrarë tre të rinj, dy prejt të cilëve u shkrumbuan brenda në makinë ka tronditur opinion publik dhe ka ngritur një pikpyetje të mëdha për rendin dhe sigurinë.

Duke komentuar në lidhje me ngjarjen gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin 'Abc Live' ka 'zbërthyer' dinamikën e ngjarjes në atë që ai e quan 'Trekëndëshi i Bermudës'.

“Kemi një zonë, që e quaj, trekëndëshi i Bermaundës. Tiranë- Durrës- Fushë Krujë. Ka portin, Aeroportin dhe bizneset me të mëdha të vendit. Këtu është gjithë jeta ekonomiko politike dhe shoqërore. Aty zhvillohet dhe janë në shpinë të kësaj zone dhe shikoni iteneraret që ata bëjnë, ti thoje a ka mundësi Policia të parandalojë, jo Policia lokale nuk e ka mundësinë të arrestojë organizata kriminale të këtij niveli”, tha Hoxha.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Mbikalimin e Fushë Krujës, një nga akset  më të populluara në vend. Dyshohet se atentatorët u kanë zënë pritë në një pikë që dhe nëse do të pikaseshin viktimat nuk do mund të manovronin për t'iu shmangur. Pas zbrazën drejt tyre mbi 50 plumba atentatorit i vune flakën makinës dhe duke shkrumbuar brenda saj trupat e Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha ndërsa Diklen Vata arriti të dalë nga mjeti por nuk i shpëtoi dot plumbave pasi atentatorët u kthyen dhe e lanë të vdekur në rrugë. Pas ngjarjes autorët dogjën makinën me të cilën kryen krimin në fshatin Larushk. Ngjarja tronditi mbarë opionin publik dhe deri tani Policia nuk ka autorë të kapur për ngjarjen dhe vijon puna për identifikimin e tyre.

masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll