Politike

Gledis Nano shkarkon nga detyra kreun e Policisë Kufitare, Eduart Merkaj, e zëvendëson Boshanjaku

Në vend të Merkajt, është emëruar në këtë detyrë Saimir Boshanjaku, i cili mbante detyrën e drejtorit të Kufirit të Tiranës.

18 Korrik 2022, 15:40 Nga k.m.
Gledis Nano shkarkon nga detyra kreun e Policisë Kufitare, Eduart Merkaj, e
Eduart Merkaj

TIRANË- Riorganizim në strukturat e Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka shkarkuar nga detyra Eduart Merkajn që mban postin e drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin. Në vend të Merkajt, është emëruar në këtë detyrë Saimir Boshanjaku, i cili mbante detyrën e drejtorit të Kufirit të Tiranës. Deri më tani nuk dihen shkaqet e shkarkimit nga detyra, por pasi u lirua nga posti i kreut të policisë kufitare, do të transferohet në Akademinë e Sigurisë ku do të kalojë si efektiv.

Merkaj mbante detyrën e kreut të Departamentit të Kufirit dhe Emigracionit në Policinë e Shtetit që prej datës 4 janar 2019 kur ishte emëruar aty nga ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Por ai ka mbajtur prej vitesh detyra të ndryshme në organet e sigurisë. Por duket se i afërt ka qenë edhe me Nanon, pasi anë qenë sëbashku në Birtaninë e Madhe ku kanë zhvilluar bisedime për fluksin ilegal të emigrantëve.

Gjatë viteve 2000-2002 ka qenë Oficer i SHISH Vlorë, ndërsa në periudhën 2002-2003 ka qenë Oficer i SHISH Tiranë. Nga viti 2003-2006 mbajti postin: Oficer në SHKB, pranë Ministrisë së Rendit Publik; 2006-2010: O.P.Gj pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm; 2010-2013: Specialist në Sektorin Antikorrupsion, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. 2013-2015: Shefi Sektorit të Forcës së Posaçme, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Janar 2016-Prill 2017: Shefi i Sektorit per Hetimin e Korrupsionit ne Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Prill 2017 – 20 Mars 2018: Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhë Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Mars 2018 – 03 Janar 2019: Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, në DPPSh.

 

eduart merkaj saimir boshanjaku

Sondazh

Poll