Politike

Sulmi kibernetik, Ministria e Brendshme: Përkohësisht shërbimet e Gjendjes Civile do ofrohen në sportele

Ministria njofton se po punohet bashkë me aleatët që shërbimet online të rikthehen sa më shpejt. 

18 Korrik 2022, 14:51 Nga e.k
Sulmi kibernetik, Ministria e Brendshme: Përkohësisht shërbimet e
Ministria e Brendshme

TIRANË- Ministria e Brendshme ka dalë sërish me një deklaratë në lidhje me sulmin kibernatik të ndodhur ditën e djeshme. Me anë të një postimi në facebook Ministria shkruan se shërbimet esenciale të Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Civile do të ofrohen fizikisht pranë sporteleve përkatëse për qytetarët deri në përfundim të kundërsulmit.

Ministria njofton se po punohet bashkë me aleatët që shërbimet online të rikthehen sa më shpejt. 

POSTIMI I PLOTË:

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi dje se është detyruar të mbyllë përkohësisht aksesin e tyre në shërbimet publike për shkak të një sulmi kibernetik. Në njoftim thuhet se për një kohë të pacaktuar qytetarët nuk do të mund të kenë akses në faqet e shërbimeve online si dhe ato qeveritare deri në momentin që të neutralizohen sulmet dhe të jenë të sigurta, duke mos rrezikuar të dhënat personale. 

ministria e brendshme

Sondazh

Poll