Aktualitet

Zjarr masiv në Plug dhe Grabian të Lushnjës, rrezikohen disa stane me bagëti

Forcat zjarrfikëse të Lushnjës dhe Patosit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

18 Korrik 2022, 14:34 Nga e.k
Zjarr masiv në Plug dhe Grabian të Lushnjës, rrezikohen disa
Foto ilustruese

LUSHNJE- Një zjarr masiv ka përfshirë fshatin Plug dhe Grabian të Lushnjës mesditën e sotme. Ndihmuar dhe nga erërat e forta flakët rrezikojnë disa stane me bagëti. Në këto momente zjarri është duke djegur dhjetëra hektarë hamull.

Ndërkohë që gjithsej janë ndezur 14 vatra ditën e sotme në këto dy fshatra. Forcat zjarrfikëse të Lushnjës dhe Patosit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

lushnje

Sondazh

Poll