Aktualitet

Masakra e 3-fishtë në Fushë Krujë, gjendet një tjetër makinë e djegur, dyshohet se u përdor nga autorët

Makina tip “Volkswagen” është gjetur r i djegur në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm në fshatit Ahmetaq, gjatë krehjes së zonës nga ana e policisë për të rënë në gjurmët e atentatorëve.

18 Korrik 2022, 14:31 Nga k.m.
Masakra e 3-fishtë në Fushë Krujë, gjendet një
Foto ilustruese

TIRANË- Një tjetër automjet është gjetur i djegur pas atentatit të djeshëm në zonën e Fushë Krujës. Edhe ky mjet dyshohet se është përdorur nga ekzekutorët e Brilant Martinajt dhe dy miqve të tij. Makina tip “Volkswagen” është gjetur r i djegur në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm në fshatit Ahmetaq, gjatë krehjes së zonës nga ana e policisë për të rënë në gjurmët e atentatorëve.

“Më datë 18.07.2022, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Ahmetaq, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht një automjet i parkuar tip “Volkswagen”. Punohet për saktësimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dje, tre persona u vranë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll