Politike

Në konteinerin e “BANA KING” mungonin 49 arka, Artan Hoxha: Ka pasur rreth 800 kg kokainë, pse nuk e merr në dorë SPAK?!

Madje pretendon se me paratë e kokainës që u morën dje nga porti i Durrësit do të financohen atentate të tjetra në Shqipëri, siç ishte ai i fundit në Fushë-Krujë.

18 Korrik 2022, 14:29 Nga k.m.
Në konteinerin e “BANA KING” mungonin 49 arka, Artan Hoxha: Ka
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar skandalin me mungesën e rreth 50 arkave me banane nga kontejneri në Portin e Durrësit, në të cilat dyshohet se ka pasur kokainë. I ftuar në studion e Abc Live, Hoxha tha se nuk ka asnjë dyshim se arkat kanë qenë të mbushura plotë me kokainë, ndërsa jep shifrat duke logaritur se 49 arkat e munguara, përkthen në 830 kilogramë kokainë. Sasi kjo që me vlerë tregu shkon deri në 85 milion eurosh. Madje pretendon se me paratë e kokainës që u morën dje nga porti i Durrësit do të financohen atentate të tjetra në Shqipëri, siç ishte ai i fundit në Fushë-Krujë.

"Një kontejner vjen nga Amerika Latine me 24 deri në 25 ton. Tarifa që ai niset është fikse. Tarifa paguhet po njësoj dhe ty të intereson ta kesh plot. Midis shumë bordeve që bëmë kësaj kohe, çmimi i banave nuk kishte aty. Ishte vetëm bordi i kokainës. Nuk pyetën ata për luftën në Ukrainë. Kontejneri ka ardhur në Durrës. Ai ka mesatarisht 1200 arka. Një arkë vetë është 21 kg. Kutia është diku te 2 kg. I ka ndodhur të njëjtës kompani që i ndodhi edhe në 29 dhjetor. Është përdorur e njëjta mënyrë.

Droga është marrë pa shkuar në skaner. Ne e morëm vesh pasi kompania e denoncoi dy ditë më mbrapa. Ai që do vijë ta marrë produktin e tij që kokaina ndodhet në rreshta fikse. Kjo ngarkesë dyshohet se mungojnë 49 arka. Bëhet fjalë për një sasi prej 830 kg kokainë. Kjo sasi kokaine e cila na është marrë në Durrës, këta po përpiqen ta gjejnë. Ka një vlerë tregu prej 85 mln euro. Me çmimin që zbarkon në Durrës ajo vlen 23 mln euro. Nëse janë më shumë arka kap një vlerë akoma më të madhe.

Është e njëjta dorë. Thuhet që kokaina është grabitur pa shkuar te skaneri. Kontejneri ka qenë i vendosur mbi një kontejner tjetër dhe jashtë zonës së rriskut. Policia është vënë në lëvizje kur është kuptuar se kontejneri është prekur. Këtyre që i janë kapur nga 200 kg e lart nuk janë arrestuar,"-tha Artan Hoxha.

artan hoxha banane me kokaine ne shqiperi

Sondazh

Poll