Politike

Sulmi kibernetik ndaj shërbimeve online, Meta: Akt i rëndë, të merren masa

Presidenti Meta e quan këtë një sulm të paprecedentë për të cilin duhen marrë masa të menjëhershme. Ai i kujton qeverisë se kohë më parë ka bërë thirrje që të merren masa në lidhje me këtë çështje. 

18 Korrik 2022, 14:19 Nga e.k
Sulmi kibernetik ndaj shërbimeve online, Meta: Akt i rëndë,
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme në lidhje me sulmin kibernetik ndaj shërbime online, që bllokuan aksesin e qytetarëve. Presidenti Meta e quan këtë një sulm të paprecedentë për të cilin duhen marrë masa të menjëhershme. Ai i kujton qeverisë se kohë më parë ka bërë thirrje që të merren masa në lidhje me këtë çështje. 

"Në mënyrë të përsëritur edhe në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare përpara agresionit kundër Ukrainës, kam kërkuar marrjen e të gjitha masave për rritjen e sigurisë kibernetike, për të parandaluar ngjarje të tilla. Kjo situatë, në kontekstin edhe të zhvillimeve të brendshme dhe ndërkombëtare, e rëndon akoma më shumë dhe e kompromenton funksionimin e shtetit, në të gjitha hallkat, ku veçanërisht qytetarët janë ata që i vuajnë pasojat më së shumti", shkruan Meta.

POSTIMI I KREUT TË SHTETIT:

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi dje se është detyruar të mbyllë përkohësisht aksesin e tyre në shërbimet publike për shkak të një sulmi kibernetik. Në njoftim thuhet se për një kohë të pacaktuar qytetarët nuk do të mund të kenë akses në faqet e shërbimeve online si dhe ato qeveritare deri në momentin që të neutralizohen sulmet dhe të jenë të sigurta, duke mos rrezikuar të dhënat personale. 

ilir meta

Sondazh

Poll