Aktualitet

Në një foto së bashku: Tri viktimat e atentatit të Fushë Krujës në shoqërinë e njëri-tjetrit, kapen duke pirë shampanjë

Mësohet se ata ishin miq me njëri-tjetrin, ndërsa prania në një makinë ditën e dielë (17 korrik 2022) ka qenë tragjike për ta.

18 Korrik 2022, 14:12 Nga k.m.

Në një foto së bashku: Tri viktimat e atentatit të

TIRANË- Në një foto së bashku. Kjo është një foto kur tri viktimat e atentatit në Fushë Krujë, Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha janë fotografuar së bashku. Mësohet se ata ishin miq me njëri-tjetrin, ndërsa prania në një makinë ditën e dielë (17 korrik 2022) ka qenë tragjike për ta.

Në një foto së bashku: Tri viktimat e atentatit të

Dje, tre persona u vranë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

masakra e fushe krujes brilant martinaj dikler vata besmir hoxha

Sondazh

Poll