Politike

“Nuk e pi kafen!”, Braçe refuzon ftesën e Krifcës: Ej… boll se kam punë…

Përplasja mes tyre ka nisur prej kohësh ndërsa është ashpërsuar gjatë ditëve të fundit, kur debati ka përfunduar në parlament. 

18 Korrik 2022, 13:54 Nga f.g
“Nuk e pi kafen!”, Braçe refuzon ftesën e Krifcës:
Frida Krifca dhe Erion Brace

TIRANE- Deputeti Erion Braçe ka refuzuar ftesën e ministres së Bujqësisë, Frida Krifca për të diskutuar për problemet e bujqësisë në zyrën e saj. Në një postim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar titullin e mediave për këtë ftesë, ish.zv-kryeministri thotë me ironi se nuk e pi kafen ndërsa thekson se është i zënë me punë. Përplasja mes tyre ka nisur prej kohësh ndërsa është ashpërsuar gjatë ditëve të fundit, kur debati ka përfunduar në parlament. 

POSTIMI I PLOTE: 

Ej, boll ma postuat se kam pune 

Nuk ka asgje te habitshme per mua ne foto.

MADJE DONI TE DINI, ESHTE PROBLEM SHUME I MADH QE DEPUTETET TAKOHEN PAS 11 MUAJSH!

Aaa po une deshiroj shume qe koleget e mi ti kene thene e te kene zgjidhur:

1- Problemin e TVSH PER BUJQESINE:

Ne grumbullim e perpunim te brendshem; Ne tregtimin e plehrave kimike, farerave e fidaneve, kafsheve per mbareshtrim e prodhim vecanerisht qumeshti etj;

2- Problemin e subvencioneve, parave qe mungojne per cdo aplikant qe KA PLOTESUAR KRITERET ne te gjitha masat mbeshtetese;

Per prodhimin ne serre, per serren vete, per lopet, delet, dhite, perfshirjen ne skeme te vicave per mish e pulave pas goditjeve njepasnje, per bletet dhe natyrisht NAFTEN FALAS PER BUJQIT, te gjithe-nderkohe qe duhen para plus;

3- Problemin jetik te cmimeve te prodhimeve bujqesore te fushes dhe te serrave;

Ngritjen e BURSES SE BUJQESISE per te nxjerre cmimet nga morsa ZHVATESE e kartelit te grumbulkuesve;

4- Problemin e cmimit te plehrave kimike, gjithnje e ne rritje e vetem nen kontrollin e duopolit zhvates;

Hapjen e tregut e heqjen e cdo barriere permes ekskluziviteteve qe ligji si njeh por nje komision i korruptuar e klientelist i ka ligjeruar turpshem e demshem;

5- Problemin e magazinave e kapaciteteve frigoriferuese PUBLIKE, per te thyer varesine e bujqve nga privati e per te prishur lojen e privatit me prishjen, kalbjen e prodhimit te bujkut si KERCENIM PER CMIMIN ZHVATES!

Keto vlejne per mua!

Pa kafja tu bej mire te gjitheve;

Une kam nje jete qe nuk e pi!

erion brace frida krifca

Sondazh

Poll