Aktualitet

I vëzhguar nga Policia/ Del FOTOJA, ky është Besmir Hoxha, i riu që u vra dje në Fushë Krujë

Sipas të dhënave të fundit, Hoxha është i skeduar si person që ka pasur kontakte me individë të përfshirë në çështje të drogës në Tiranë. Por nuk dihet konkretisht se për kë bëhet fjalë.

18 Korrik 2022, 13:44 Nga k.m.
I vëzhguar nga Policia/ Del FOTOJA, ky është Besmir Hoxha, i riu
Besmir Hoxha

TIRANË- Personi që shihni në foton e mëposhtme është Besmir Hoxha, një prej viktimave të masakrës së Fushë Krujës, të cilët u vranë dje në Arrameras. I riu, ishte i njohur për Policinë dhe uniformat blu. Sipas të dhënave të fundit, Hoxha është i skeduar si person që ka pasur kontakte me individë të përfshirë në çështje të drogës në Tiranë. Por nuk dihet konkretisht se për kë bëhet fjalë.

I vëzhguar nga Policia/ Del FOTOJA, ky është Besmir Hoxha, i riu
Besmir Hoxha

Ai ndodhej në mjet me dy persona të tjerë, por nuk dihet lidhja që kishte me Brilant Martinajn dhe as më Diklon Vatën, ndërsa makina ishte në emër të vëllait të tyre, Arbërit.

Dje tre persona u vranë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

besmir hoxha masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll