Aktualitet

NGATËRRESA- Artan Hoxha zbulon identitetin e viktimës së tretë: Është Besmir Hoxha, Arbërin e ka vëlla

Artan Hoxha tha se një nga viktimat ishte Besmir Hoxha, ndërsa fillimisht u ngatërrua si Arbëri, vëllai i të ndjerit. Kjo pasi makina ku u dogjën dy prej viktimave ishte në emrin e tij.

18 Korrik 2022, 13:38 Nga k.m.
NGATËRRESA- Artan Hoxha zbulon identitetin e viktimës së
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dhënë detaje dhe ka sqaruar ngatërresën e kryer me emrat dje në masakrën e Fushë Krujës. I ftuar në emisionin "ABC", Artan Hoxha tha se një nga viktimat ishte Besmir Hoxha, ndërsa fillimisht u ngatërrua si Arbëri, vëllai i të ndjerit. Kjo pasi makina ku u dogjën dy prej viktimave ishte në emrin e tij.

"Makina ka qenë në emër të Arbër Hoxhës, viktima është i vëllai, Besmir Hoxha. Vendi ku ka bërë atentatin është gjetje gjeniale. Ti edhe po të duash nuk shpëton dot, nuk ke nga të shkosh,"-Artan Hoxha.

Dje, tre persona u vranë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

artan hoxha masakra e fushe kruje arber hoxha besmir hoxha

Sondazh

Poll