Aktualitet

Horrori në Selenicë/ E dhunoi seksualisht hajduti, 17-vjeçarja do t’i nënshtrohet sot ekspertizës mjeko-ligjore

Ditën e djeshme vajza në një prononcim për mediet ka rrëfyer tmerrin e përjetuar, duke u shprehur se ishte kërcënuar me thikë në fyt dhe më pas ishte dhunuar seksualisht nga 38-vjeçari në një kasolle bagëtish.

18 Korrik 2022, 13:29 Nga k.m.
Horrori në Selenicë/ E dhunoi seksualisht hajduti, 17-vjeçarja
17-vjeçarja

VLORË- Sot, 17-vjeçarja, e cila pretendon se është abuzuar seksualisht nga 38-vjeçari Vitrin Çobaj do të dërgohet në spital për t’ju kryer ekspertiza mjeko-ligjore. mbajti peng për rreth katër orë anëtarët e familjes. Ditën e djeshme vajza në një prononcim për mediet ka rrëfyer tmerrin e përjetuar, duke u shprehur se ishte kërcënuar me thikë në fyt dhe më pas ishte dhunuar seksualisht nga 38-vjeçari në një kasolle bagëtish.

“Erdhi në shtëpi dhe më mori për bluzë dhe më çoi në një kasolle bagëtish. Dhe pastaj ushtroi dhunë. Jam shumë e trembur. Ia tregova të vërtetën policisë, të gjitha ato që kanë ndodhur. Më ka kërcënuar me thikë në grykë. Uroj që ai zotëria të dënohet njëherë dhe përgjithmonë,”- ka rrëfyer vajza dje.

Ndaj sot, vajza bashkë me babain e saj ndodhen në qytetin e Vlorës për të kryer edhe ekspertizën mjeko-ligjore. 17-vjeçarja ka probleme të shikimit, por nuk është e vetmja, pasi të gjithë anëtarët e familjes kanë kufizime. Ndaj dhe autori ka përfituar prej tyre. Fillimisht ai kishte shkuar në banesën e tyre, duke u hequr si kasap.

Më pas, u rikthyer rreth orës 06:00 të së shtunës, me maskë të kuqë dhe ka kërcënuar me armë çifte familjarët. Sipas dëshmisë së tyre, mësohet se ai ka tentuar të abuzojë me gruan, por më pas ka marrë vajzën e madhe dhe është larguar. Po ashtu, një prej vajzave të familjes, ia ka dalë të largohet dhe ka kërkuar ndihmë në lagje, aty ku familja jeton vetëm 30 minuta larg rrugës kryesore.

vitrin çobaj brataj grabitja ne brataj

Sondazh

Poll