Aktualitet

Humb jetën në aksident rrugor 23-vjeçari shqiptar në Greqi

Humb jetën një 23-vjeçar shqiptar në Greqi në një aksident rrugor.

18 Korrik 2022, 13:27 Nga s.s
Humb jetën në aksident rrugor 23-vjeçari shqiptar në Greqi
Policia Greke

GREQI- Një 23-vjeçar shqiptar i pa identifikuar ka ndërruar jetë si rrjedhojë e një aksidenti rrugor me makinë të ndodhur në Greqi mbrëmjen e së premtes 15 korrik.

Sipas raportimit të mediave greke makina me të cilën po udhëtonte i riu është përplasur me një taksi. 23-vjeçari ka përplasur edhe një kalimtare e cila po ecte në trotuar.

Ai nuk i ka rezistuar plagëve të marra të cilat e çuan drejt vdekjes, ndërsa shoferi i taksisë dhe kalimtarja janë transportuar në spital me lëndime të forta.

Sipas autoriteteve policore shqiptari punonte në një hotel në Greqi.

shqiptar i vrare ne greqi greqi aksident rrugor

Sondazh

Poll