Politike

Mickoski: Maqedonia do të përmbushë dëshirat bullgare, që Shqipëria të fillojë negociatat me BE-në

v

18 Korrik 2022, 13:19 Nga d.a.
Mickoski: Maqedonia do të përmbushë dëshirat bullgare,
Hristijan Mickoski

MAQEDONIA E VERIUT- KryetarI i VMRO-DPMNE-së në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski, u shpreh se protokolli me të cilin Maqedonia do të duhet të përmbushë dëshirat bullgare hap dyert për negociata për Shqipërinë, por jo për RMV-në.

Sipas Mickoskis, e gjithë situata e deritanishme është një nokaut dhe kapitullim diplomatik dhe çdo lëvizje është bërë për të favorizuar Shqipërinë.

Ai theksoi se fillimi i negociatave do të kërkonte ndryshimin e Kushtetutës dhe përfshirjen e bullgarëve dhe kjo nuk do të lejohej nga VMRO-DPMNE. Me këtë, Mickoski beson se do të mund të ndryshohet korniza e negociatave para se të miratohet.

hristijan mickoski negociatat me be 2022

Sondazh

Poll