Aktualitet

Masakra e Fushë Krujës, Artan Hoxha zbërthen mesazhin: S'do ketë më tolerim, po sulmohet Martinaj

Sipas Hoxhës, në zonën nga Lezha dhe në drejtim të Fushë Krujës po kryhet një luftë e ashpër mesa organizatave kriminale dhe se masakra e djeshme është një sinjal se nuk do të ketë më asnjë tolerim dhe për askënd. 

18 Korrik 2022, 13:18 Nga k.m.
Masakra e Fushë Krujës, Artan Hoxha zbërthen mesazhin: S'do
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dhnë detaje të reja lidhur me masakrën e Fushë Krujës, ku mbetën të vdekur  Diklen Vata, 30 vjeç, Brilant Martinaj 23 vjeç, kushërinj si dhe shoku i tyre Besmir Hoxha, të tre nga Kurbini. Lidhur me ngjarjen e djeshme, Artan Hoxha i ftuar në "ABC" tha se për ngjarjen kemi të bëjmë me autorë jo të thjeshtë pasi nuk tërhiqen derisa e kryejnë deri në fund goditjen e tyre.

Sipas Hoxhës, në zonën nga Lezha dhe në drejtim të Fushë Krujës po kryhet një luftë e ashpër mesa organizatave kriminale dhe se masakra e djeshme është një sinjal se nuk do të ketë më asnjë tolerim dhe për askënd. 

“Nuk do të ketë më kursim dhe tolerim. Fakti që njëri ka dalë jashtë dhe autorët u kthyen, dëshmon për ashpërsinë e betejës që po zhvillohet në atë zonë,”- tha Artan Hoxha.

Gazetari Artan Hoxha raportoi se po goditen më së shumti personat që nuk ruhen pavarësisht se emrat e tyre janë të lakuar në disa ngjarje kriminale, ndërsa veçoi Ervis Martinajn, xhaxhanë e një prej të vrarëve dje në Fushë Krujë.

“Kemi të bëjmë me organizata shumë të fuqishme. Disa kanë marrë masa për mbrojtje dhe po goditeshin ata që nuk po ruheshin dhe dilnin nga bazat e tyre. Jenë goditur njerëz që nuk janë larguar. Tek Plumbi i Artë. Patëm Ervis Martinajn që nuk u gjet. Që nga ngjarja e Bllokut, Martinaj është sulmuar në mënyrë permamente. Ai ka qenë objektiv në mënyrë permamente. Edhe ai është kundërpërgjigjur në disa raste,"-shtoi ai. Tashmë sipas Hoxhës, nuk do të ketë më qitje selektive dhe se lufta do të jetë më e ashpër.

“Brilant Martinaj është vetëm 24 vjeç. Më parë kishim qitje selektive, por nga ky moment do tentohet çdokush që mbështet kundërshtarin dhe me të gjitha mundësitë,”- tha Hoxha.

Dje, tre persona u vranë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

artan hoxha masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll