Politike

Dendias nga Brukseli: Kënaqësi për takimin e parë ndërqeveritar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Nikos Dendias foli për Takimin e parë Ndërqeveritar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që do të zhvillohet nesër në Bruksel.

18 Korrik 2022, 12:59 Nga DOSJA
Dendias nga Brukseli: Kënaqësi për takimin e parë
Nikos Dendias

BRUKSEL-Me të mbërritur në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, ministri i jashtëm grek Nikos Dendias foli për Takimin e parë Ndërqeveritar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që do të zhvillohet nesër në Bruksel.

"Fillimisht dëshiroj të shpreh kënaqësinë e qeverisë greke, sepse nesër, më në fund, do të zhvillohet takimi i parë ndërqeveritar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut këtu në Bruksel pas një përpjekjeje të gjatë dhe një procesi veçanërisht të mundimshëm"- tha Dendias.

Këshilli i ministrave sot duhet të diskutojë një sërë çështjesh të rëndësishme që kanë të bëjnë me pushtimin rus në Ukrainë, në fakt do të ketë një telekonferencë me Dmytro Kuleba, i cili do të informojë për zhvillimet e fundit, por edhe çështja e Këshillit të Asociimit BE-Izrael që mbahet që nga viti 2012 dhe duhet gjetur një zgjidhje.

nikos dendias negociatat me be 2022

Sondazh

Poll