Aktualitet

Grabitet dyqani i një kompanie celularësh në Durrës, shpallet në kërkim 28-vjeçari

Sipas të dhënave të para nga Policia, grabitësi është futur në dyqan dhe ia ka marrë me forcë shitëses.

18 Korrik 2022, 12:28 Nga k.m.
Grabitet dyqani i një kompanie celularësh në Durrës,
Foto ilustruese

DURRËS- Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit pasi ka grabitur një shumë prej 45.000 lekësh në dyqanin e një kompanie celularësh. Sipas të dhënave të para nga Policia, grabitësi, i identifikuar me iniciale Sh.Z., është futur në dyqan dhe ia ka marrë me forcë shitëses.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim shtetasin Sh. Z., 28 vjeç, banues në Shijak, pasi është futur në dyqanin e një kompanie celulare dhe i ka marrë me forcë shitëses, 45.000 lekë. Po punohet për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

grabitje ne durres durres

Sondazh

Poll