Aktualitet

Konfirmohen në detyrë prokurorja e Tiranës dhe gjyqtari Albert Meça, Kareçi qan pas Vettingut

Procesi i vetingut për prokuroren u fokusua kryesisht te pasuritë dhe transaksionet e biznesit të ish-bashkëjetuesit të saj, për të cilën KPK tha se kishte balancë negative në vlerën e 12 milionë lekëve.

18 Korrik 2022, 12:09 Nga k.m.
Konfirmohen në detyrë prokurorja e Tiranës dhe gjyqtari Albert
Albert Meça dhe Elsa Kareçi

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë, prokuroren e Tiranës, Elsa Kareçi dhe gjyqtarin Albert Meça. Kareçi e priti me emocione dhe lot vendimin e konfirmimit të saj në detyrë, ndërsa procesi i vetingut për prokuroren u fokusua kryesisht te pasuritë dhe transaksionet e biznesit të ish-bashkëjetuesit të saj, për të cilën KPK tha se kishte balancë negative në vlerën e 12 milionë lekëve.

Kareçi u mbrojt me argumentin se ajo nuk kishte lidhje me pasuritë e ish-bashkëjetuesit dhe se komunikimi i keq me të pas ndarjes e kishte penguar që të gjente informacion. Prokurorja shtoi gjithashtu se pas ndarjes, ajo kishte marrë vetëm makinën nga ish-bashkëjetuesi. Ajo tha se jetonte me qira dhe se kujdesej vetë për fëmijët.

Ndërsa nga ana tjetër edhe Meça dha shpjegime për një hua prej 20 mijë eurosh të marrë nga daja e tij për një periudhë të shkurtër. Gjyqtari këmbënguli se kishte dokumentuar se i afërmi i tij kishte pasur burime të ligjshme. Gjatë verifikimet dhe hetimeve, gjyqtarit Meça nuk iu gjetën probleme në kriterin e profesionalizmit dhe as në atë të figurës.

 

albert meça elsa kareçi

Sondazh

Poll