Politike

Masakra e Fushë Krujës/ Salianji: Situata është tepër e rëndë, tregon se politikanët kanë lidhje me kriminelët

Salianji kërkoi nga maxhoranca që të dënojë ngjarjen e rëndë dhe të bëhet bashkë me opozitën për të inkurajuar dhe mbështetur policinë në luftën kundër krimit pasi sipas deputetit demokrat pasigurie ku ndodhet sot vendi vjen si pasojë e lidhjes së politikanëve me kriminelët.

18 Korrik 2022, 12:09 Nga e.k
Masakra e Fushë Krujës/  Salianji: Situata është tepër
Erin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve u shpreh në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme ku pas një atentati mafioz tre të rinj mbeten të vrarë. Salianji kërkoi nga maxhoranca që të dënojë ngjarjen e rëndë dhe të bëhet bashkë me opozitën për të inkurajuar dhe mbështetur policinë në luftën kundër krimit pasi sipas deputetit demokrat pasigurie ku ndodhet sot vendi vjen si pasojë e lidhjes së politikanëve me kriminelët.

“Ngjarja e djeshme ishte një ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik. Nuk po gëzohet njeri nga ngjarjet kriminale, thjesht po themi që shteti po tregon pafuqi në parandalimin dhe në arrestimin e kriminelëve që janë dy elementët kryesorë në luftën kundër krimit. Unë propozoj që ne së bashku me ju të mbajmë një qëndrim në mbështetje të Policisë së Shtetit. Janë 180 vrasje të pazbardhura vetëm në këtë periudhë, ka më shumë se 600 krime pa autor, pra po flasim për një situatë të rëndë kriminale në vend. Edhe ju keni detyrim ta dënoni dhe t’i jepni inkurajim policisë, duke dënuar çdo politikan që e ka çuar në këtë nivel për shkak të lidhjeve të politikës me krimin. Ne po flasim për një situatë të përkeqësuar të krimit në Shqipëri. A keni fuqi ta dënoni, dënoni këto akte dhe dënoni krimin!”tha Salianji.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Mbikalimin e Fushë Krujës, një nga akset  më të populluara në vend. Dyshohet se atentatorët u kanë zënë pritë në një pikë që dhe nëse do të pikaseshin viktimat nuk do mund të manovronin për t'iu shmangur. Pas zbrazën drejt tyre mbi 50 plumba atentatorit i vune flakën makinës dhe duke shkrumbuar brenda saj trupat e Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha ndërsa Diklen Vata arriti të dalë nga mjeti por nuk i shpëtoi dot plumbave pasi atentatorët u kthyen dhe e lanë të vdekur në rrugë. Pas ngjarjes autorët dogjën makinën me të cilën kryen krimin në fshatin Larushk. Ngjarja tronditi mbarë opionin publik dhe deri tani Policia nuk ka autorë të kapur për ngjarjen dhe vijon puna për identifikimin e tyre.

masakra e fushe krujes ervin salianji

Sondazh

Poll