Aktualitet

Kontejneri me banane bëri tre ndalesa para se të vinte në Durrës, për 8 ditë askush s'u paraqit ta marrte

Ai ka ndaluar në Kolumbi e më pas në Spanjë dhe Itali derisa në fund ka ardhur në vendin tonë. Dyshimet e para për ngarkesën kanë nisur, pasi deri më tani askush nuk është paraqitur për 8 ditë me radhë që ta tërhiqte kontejnerin e mbushur me banane.

18 Korrik 2022, 12:08 Nga k.m.
Kontejneri me banane bëri tre ndalesa para se të vinte në
Pamje nga Durrësit

DURRËS- Kontejneri me banane që kishte ardhur nga Ekuadori për llogari të “Bana King” në Portin e Durrësit rezulton të ketë bërë tre ndalesa para se të mbërrinte në Portin e Durrësit. Ai ka ndaluar në Kolumbi e më pas në Spanjë dhe Itali derisa në fund ka ardhur në vendin tonë, por nuk ishte vendosur në zonën e riskut, atje ku duhen dërguar të gjithë kontejnerët që vijnë nga Amerika Latine.

Dyshimet e para për ngarkesën kanë nisur, pasi deri më tani askush nuk është paraqitur për 8 ditë me radhë që ta tërhiqte kontejnerin e mbushur me banane. Por në momentin kur ka mbërritur punonjësi i kompanisë, policia ka vënë re se kontejneri ishte i hapur dhe se brenda tij mungon 50 arka me banane.

Në pranga janë vënë 20 persona, prej të cilëve 18 janë punonjës të sigurisë portuale dhe dy të tjerë përfaqësues të kompanisë mes tyre punëtori dhe shoferi që do tërhiqte ngarkesën. Shoferi i mjetit ka mohuar kategorisht se ka pasur dijeni lidhur për ngarkesën që kishte brenda në kontejner dhe se ai kishte për detyrë vetëm të bënte transportin në destinacion. Deri më tani dyshohet se tek pakot e marra kishin kokainë, por asgjë nuk është konfirmuar. 

porti i durresit zhdukja e bananeve nga anija

Sondazh

Poll