Politike

EMRI- Berisha firmos emërimin e sekretarit të marrëdhënieve ndërkombëtare në PD

Sali Berisha e prezantoi të riun si Enri Çeno, duke e cilësuar si një politikan të ri, i diplomuar për drejtësi.

18 Korrik 2022, 12:06 Nga k.m.
EMRI- Berisha firmos emërimin e sekretarit të marrëdhënieve
Sali Berisha dhe Enri Çeno

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një deklaratë për mediat, media në selinë e PD. Në fjalën e tij, Berisha njoftoi edhe emërimin e sekretarit të marrëdhënieve ndërkombëtar të PD. Berisha e prezantoi të riun si Enri Çeno, duke e cilësuar si një politikan të ri, i diplomuar për drejtësi.

"Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, që në përputhje me statutin e PD, emërohet nga kryetari. Enri Ceno është një politikan i ri, i diplomuar për drejtësi, që ka një master në Londër për marrëdhënie ndërkomëbtare dhe biznes dhe një seri specializimesh dhe kualifikimesh kryesisht në SHBA, në fusha të ndryshme politike. Shpreh bindjen më të madhe duke e emëruar në këtë funksion, se zoti Ceno do përmbushë me dinjitet të plotë këtë detyrë shumë të rëndësishme për PD-në,"-tha Berisha në fjalën e tij.

sali berisha enri çeno

Sondazh

Poll