Politike

Debatet për Reformen Territoriale/ Mziu-Hotit: Ka qenë e njëanshme, ujësjellësit me borxhe, Denaj: Mos ndërhy

Deputeti demokrat Xhelal Mziu u shpreh se janë ritur tarifat por ajo që ka mbetur vendnumëro janë të ardhurat, ndërkohë Hoti iu përgjigj se numri i Këshillave Bashkiak është ulur në 1600 nga 6000 që kanë qenë para vitit 2015. Ne debat u përfshi dhe kryetarja e Komisionit e cila i bëri vëretje deputetit demokrat Xhelal Mziu që mos ti ndërpriste të tjerët ashtu siç ata nuk e ndërprenë atë gjatë fjalës së tij.

18 Korrik 2022, 11:56 Nga e.k
Debatet për Reformen Territoriale/ Mziu-Hotit: Ka qenë e
Enea Hoti

TIRANË- Komisioni i Reformës Territoriale po zhvillon diksutime në Kuvend me përfaqësues nga Ministria e Brendshme dhe institucionet e varësisë që kanë lidhje me çështjen. Mbledhja u përfshi nga debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, Enea Hoti. Deputeti demokrat Xhelal Mziu u shpreh se janë ritur tarifat por ajo që ka mbetur vendnumëro janë të ardhurat, ndërkohë Hoti iu përgjigj se numri i Këshillave Bashkiak është ulur në 1600 nga 6000 që kanë qenë para vitit 2015. Ne debat u përfshi dhe kryetarja e Komisionit e cila i bëri vëretje deputetit demokrat Xhelal Mziu që mos ti ndërpriste të tjerët ashtu siç ata nuk e ndërprenë atë gjatë fjalës së tij.

DEBATI I ZHVILLUAR NË KOMISION:

Xhelal Mziu: Një tjetër kauzë ka qenë taksa e pronës dhe kadastra. Janë rritur tarifat por ajo që ka mbetur vendnumëro janë të ardhurat. Pra me pak fjalë përse nuk u arrit objekti prej 0.8%, dhe që kadastra vendore të jetë pjesë e pushtetit vendor. Edhe në aspektin e investimeve unë ju sfidoj, do j’ua jap me shifrra të emëtuara nga Ministria e Financave, nga 6 bashkitë më të mëdha që janë marrë kanë më shumë se 53% të buxhetit që shkon për fondin e pagave dhe sigurimeve shoqërore, është absurditet. Shkodra dhe Kamza kanë një përqindje shumë të vogël që shkon në 18% ndërsa bashkitë e drejtuara nga të majtët kanë marrë më shumë mbështëtje. Nga 56 ujësjellësa që kemi 54 janë me borxhe, shumica prej tyre nuk paguajnë dot pagat dhe jo më të bëjnë investime. Borxhet e bashkive janë më të larta se në vitin 2015, a e konsideroni borxh ju se ujësjellsat janë në pronësi të bashkisë dhe bashkia merret në total. Refrorma Territoriale është bërë në mënyrë të njëanshme, a mendoni se duhet të ketë një ndareje të re gjeografike, Lezha ka 2 herë më pak njësi se Gjirokastra dhe pse është më e madhe.

Baftjar Zeqaj: Po dëgjojhmë vetëm e ka fajin reforma por gjithsesi do i dëgjojmë të gjithë se prandaj jam këtu. Ju ( I drejtoret Enea Hotit) po merreni me decentalizimin por ndërkohë deri në shtator do të merremi dhe ne, si mendoni a i kemi parcelat e ndara apo punojmë bashkë.

Ene Hoti: Do bëj një koment që ti përgjigjem zonjës Çupit dhe zotit Mziut. Përgjegjësitë e Këshillave Bashkiat, kur u miratua reforma mandati ka qenë pak i limituar. Nga 6000 janë reduktuar në 1600 dhe nuk është detyrë e Komisionit por e politikës sesi do të përfaqësohen Këshillat. Do ishte më mirë të kishim një përfaqësim me lista të hapura dhe për Këshillin Bashkiak ose dhe mazhoratar. Niveli i Qarkut nuk u prek dhe nëse ka një mangësi e referomës është kjo. Kuvendi ka vendosur që bashkitë të krijojë zyrat e diaspoores dhe integrimit europian kjo është referuar dhe tek rritja e numrit të punonjësve. Pyetjes së zotit Mziut a janë kryer 80 milion euro, padyshim që jo vetëm janë kursyer por janë superuar 80 milion euro

(Ndërhyn Mziu. nuk kuptohet pasi flet pa mikrofon)

Anila Denaj -Mziut: Siç të dëgjuam deri në fund do na dëgjosh deri në fund

Ene Hoti: Ka bashki që kanë dështuar në mbledhjen e të ardhurave por kjo nuk i atribohet reformes po ka të bëjë dhe me drejtimin e kryetarëve të bashkive, një performancë individuale e kryetarëve të basshkive që ne nuk i monitorjmë dot. Keni të drejtë për reformen e ujit, ka shumë ndërmmarrje me shumë borxhe si ndaj OSHE dhe nën kontraktorëve.

Projektligji për ndarjen e re administrativo-territoriale pritet të miratohet në fund të muajit shtator. Gjatë verës do të ketë vetëm seanca dëgjimore me ekspertë, ndërsa projekt-harta do të punohet në fund të sezonit veror. Grupi për Territoriale përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe aleatët, Vangjel Dule e Mesila Doda. Socialistët kanë deklaruar se kundërshtojnë rritjen e numrit të bashkive dhe ndarjen në rajone. Demokratët shprehen se pakësimi i bashkive largojnë shërbimet nga qytetarët dhe se duhen shtuar zonat administrative. Por, PD-ja nuk ka ende një propozim konkret.

enea hoti xhella mziu

Sondazh

Poll