Politike

Reforma Territoriale/ Hoti: Është ulur borxhi i bashkive, Çupi: Ka dështuar, investimet vetëm në qendrat e qyteteve

Ndërkohë nga ana e Prtisë Demokratike, Dhurata Çupi u shpreh se kjo reformë ka dështuar pasi sipas saj ka pasur përqëndrim të investimeve vetëm në qendrat e qyteteve dhe fshatrat janë braktisur.

18 Korrik 2022, 11:23 Nga e.k
Reforma Territoriale/ Hoti: Është ulur borxhi i bashkive, Çupi:
Dhurata Çupi dhe Anila Denaj

TIRANË- Komisioni i Reformës Territoriale po zhvillon diksutime në Kuvend me përfaqësues nga Ministria e Brendshme dhe institucionet e varësisë që kanë lidhje me çështjen.

Ene Hoti, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore duke folur në Komison u shpreh se Reforma Territoriale ka pasur një rezultat pozitiv pasi janë ulur me 50% borxhet e bashkive. Ndërkohë nga ana e Prtisë Demokratike, Dhurata Çupi u shpreh se kjo reformë ka dështuar pasi sipas saj ka pasur përqëndrim të investimeve vetëm në qendrat e qyteteve dhe fshatrat janë braktisur.

PJESË NGA DEBATI:

Enea Hoti: Rritja e administratës së bashkive nga 2021 është rreth 7 %. Kjo është e kuptueshme sepse që pas ndarjes së reformes, punonjësit e kopshteve dhe shkollave i kaluan pushtetit vendor nga ai qëndror. Janë rritur dhe numri i edukatërove në qoftë se ne kemi pasur rreth 1600 sot kemi më shumë se 5000 edukatore dhe 200 shkolla më shumë. Dhe zjarrfikësit i kanë kaluar pushtetit vendor dhe që paguhen nga qeverisja vendore, kemi rreth 500 zjarrfikës më shumë. Një element që do doja ta përmendja këtu është efiçenca fiskale e Bashkivem borxgi qqë kishibn dikur bashkitë janë ulur me 50% nga 12.7 miliard është rreth 6 miliard dhe kjo tregon që ka një efiçencë në punën e bashkive. Të dhënat më të sakta i ka dhe Ministria e Financave që do bijnë të flasin më pak. Në 2015 u decentralizua menaxhimi i kanaleve ujitëse dhe nga 120 mijë ha toka të ujitur në 2013 në rreth 220 mijë sot që janë kryer me ndihmën e bashkive.

Dhurata Çupi: Kjo reformë duhet të rishikohet dhe e them me shumë keqardhje se asnjë nuk ka thënë se kjo reformë shkon mirë dhe jo thjesht për të bërë politikë. 19,400 ka qenë numri i administratës së bashkive ndërsa sot është 38,600 për të mos llagaritur 3000 kontrata aftshkurtra të bëra para fushatës zgjedhore. Ju thoni se ka pasur shtim të administratës dhe rritje të shërbimeve. Ju keni thënë se për efekt të bashkimit, burimet njerëzore do të uleshin dhe borxhi duhet të ishte ulur. Ne sot kemi pqrqëndriumin më të madh ndaj bashkive, si kontrolli i bregdetit, arsimit parashkololor, ujitjers kullimit etj që i keni deleguar vetëm numrin e punonjësve dhe pagat por bashkitë nuk i zhvillojnë asnjë nga këto kopetenca. Sot nuk kemi asnjë pronë të regjistruar në emër të bashkive që nga viti 2015. Duhet të bëjmë çmos ti japim më shumë autoritet këshilklave të fshatit. Sot investohet vetëm në qendrat e qyteteve, fshatrat nuk kanë as transport publik, as pastrimin publik dhe as ndriçim sepse po nuk çove rrugën nuk kanë ku kalojnë makinat. A ka pas decentalizim të shtuar?

Ene Hoti: Ju kishit opione dhe jo pyetje. Në opionin tim nëse themi që një reformë ka dështuar ose jo duhet t’u referohemi disa parametrave, sot borxhi publik është përgjysmuar, qeveria qëndrore e ka rritur borxhin publik edhe për shkak të pandemisë ndërsa bashkitë e kanë ulur. Funksionet e mëparsdhme të punonjësve të bashive kanë qenë më shumë mbështetëse ndërsa sot ka më shumë mësues, zjarrëfikës dhe punonjës që kryejnë shërbime. Përsa i përket të ardhurave një nga synimet e Reformës ka qenë ulja e shpenzimeve. Me Kushtetutë dhe ligj vija bregdetare është përgjegjësi e qeverisë qëndrore dhe kurrë se ka pasur pushteti vendor këtë përgjegjësi. Reforma territoriale ka të bëjë me numrin e njësive.

(Ndërhyn Çupi)

Dhurata Çupi: Asgjë nuk keni bërë.

Enea Hoti: Unë gjykoj që të themi që një reformë ka dështuar nuk është korrekte se duhet t’u referohemi disa indikatorëve që në mendim tim janë shumë pozitive.

Projektligji për ndarjen e re administrativo-territoriale pritet të miratohet në fund të muajit shtator. Gjatë verës do të ketë vetëm seanca dëgjimore me ekspertë, ndërsa projekt-harta do të punohet në fund të sezonit veror. Grupi për Territoriale përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe aleatët, Vangjel Dule e Mesila Doda. Socialistët kanë deklaruar se kundërshtojnë rritjen e numrit të bashkive dhe ndarjen në rajone. Demokratët shprehen se pakësimi i bashkive largojnë shërbimet nga qytetarët dhe se duhen shtuar zonat administrative. Por, PD-ja nuk ka ende një propozim konkret.

dhurata cupi enea hoti

Sondazh

Poll