Aktualitet

Goditën me sende të forta 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohet autori dhe bashkëpunëtori i tij, një i tretë në kërkim

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djehsme në lagjen '11 Janari' ku pas një konflikti të çastit shtetasit K.P dhe P.K kanë goditur me sende të forta 33-vjeçarin, i cili është transportuar në spitalin e traumës në Tiranë.

18 Korrik 2022, 11:14 Nga d.a.
Goditën me sende të forta 33-vjeçarin në Gjirokastër,
Policia e Gjirokastres

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 2 shtetas të cilët pas një sherri për motive të dobëta plagosën një 33-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen '11 Janari' ku pas një konflikti të çastit shtetasit K.P dhe P.K kanë goditur me sende të forta 33-vjeçarin, i cili është transportuar në spitalin e traumës në Tiranë.

Nërkohë ditën e sotme është arrestuar një prej autorëve si dhe një bashkëpunëtori i cili e ndihmoi të largohej nga vendngjarja, ndërkohë autori i dytë është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, zbardhet dhe dokumentohet brenda pak orësh, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në Gjirokastër, ku mbeti i dëmtuar një 33-vjeçar.

Goditën me mjet prerës dhe sende të forta 33-vjeçarin, arrestohet njëri prej autorëve të dyshuar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Arrestohet në flagrancë edhe një shtetas tjetër që ndihmoi autorin e shpallur në kërkim, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, duke e transportuar me automjet. Sekuestrohet automjeti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, ku pas një konflikti të çastit mbeti i dëmtuar shtetasi L. D., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, kanë vijuar punën hetimore, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve K. P., 41 vjeç dhe G. R., 32 vjeç, banues në Gjirokastër. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi P. K., 30 vjeç.

Në datën 17.07.2022, në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, shtetasit K. P. dhe P. K. kanë goditur me mjet prerës dhe sende të forta shtetasin L. D., i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Shtetasi P. K. është ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, nga shtetasi G. R., i cili e ka transportuar me automjetin e tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Vijon puna intensive për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit P. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

policia e gjirokastres

Sondazh

Poll