Aktualitet

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Tiranë, arrestohen 2 persona

Sipas njoftimit të policisë, gjithçka ka nisur pas një sherri mes dy familjeve në rrugën "Nuçi Naçi" në kryeqytet i cili agravoi në përplasje fizike dhe në përdorimin e sendeve të forta.

18 Korrik 2022, 10:12 Nga e.k
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Tiranë, arrestohen 2
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona pasi pas një konflikti kanë plagosur me sende të forta dy përsona të tjerë dhe më pas njëri-tjetrin.

Sipas njoftimit të policisë, gjithçka ka nisur pas një sherri mes dy familjeve në rrugën "Nuçi Naçi" në kryeqytet i cili agravoi në përplasje fizike dhe në përdorimin e sendeve të forta.

Pas marrjes së njoftimit forcat Shqiponja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë vënë në pranga shtetasit A. Sh., 37 vjeç dhe S. J., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 2 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me sende të forta, mes dy familjeve.

Vihen në pranga 2 nga shtetasit e përfshirë në konflikt.

Sekuestrohet një pistoletë zhurmuese që u gjet në vendin e ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", pas marrjes së njoftimit se në rrugën "Nuçi Naçi", kishte konflikt, me sende të forta, mes dy familjeve, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- A. Sh., 37 vjeç dhe S. J., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shtetasi S. J. dhe disa pjesëtarë të familjes së tij janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, me shtetasin A. Sh. dhe disa pjestarë të familjes së tij.

Shtetasi A. Sh., gjatë konfliktit ka goditur me sende të forta shtetasit S. J., 20 vjeç dhe R. D., 16 vjeç, familjarë të shtetasit S. J., 22 vjeç, i cili më pas ka goditur me sende të forta shtetasin A. Sh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë zhurmuese që u gjet në vendin e ngjarjes, e cila dyshohet se i përkiste shtetasit të arrestuar S. J.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll