Politike

VD-Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja 8 orë në SPAK, pyetet për koncesionin e sterilizimit: Nuk i druhem përgjegjësisë

Gjatë kohës që ai drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, firmosi privatizimin e sterilizimit, hemodializës dhe kontrollit të detyrueshëm shëndetësor (check-up).

18 Korrik 2022, 10:04 Nga d.a.
VD-Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja 8 orë në
Ilir Beqja

TIRANË-Ish-Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka mbërritur që në orën 10:00 në dyert e SPAK-ut ku ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me koncensionin e sterilizimit. Beqaj u paraqit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i vetëm dhe pa avokat dhe ka dhënë llogari se pse ishte e nevojshme dhënia e këtij koncesioni, rrethanat dhe pse u fry fatura nga 12 milionë euro në vit që ishte parashikuar në 17 milionë euro, gati 40% më shumë se sa ishte parashikuar në buxhetin e shtetit. 

Beqaj në momentin që përfundoi marrja në pyetje, për gazetarët u shpreh se ka dhënë përgjigjet e tij para dy prokurorëve si dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Po ashtu ai tha se nuk i druhet përgjegjësisë penale. Në lidhje me çantën e shpinës që kishte me vete, Beqaj tha se brenda saj kishte materiale pune, por nuk tha asnjë specifike për to 

Më herët në lidhje me këtë koncesion është pyetur për 2 herë radhazi ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj si dhe anëtarët e komisionit të koncesionit të sterilizimit. Disa janë pikat kyçe që po vijon në SPAK prej 3 vitesh. Gjatë kohës që ai drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, firmosi privatizimin e sterilizimit, hemodializës dhe kontrollit të detyrueshëm shëndetësor (check-up).

Hetimi ka 4 muaj që është regjistruar, teksa për këto 2 çështje janë 3 prokurorë. Më konkretisht, prokurorja Elida Kaçkini për tenderin dhe procedurën e Check Up, si edhe Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi për çështjen e sterilizimit. 10 ditë më parë ishte ish-zëvendësministri Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj që dëshmoi për të dytën herë.

Pas grumbullimit të dokumenteve dhe shqyrtimit të kontratave dhe vendimeve, prokurorët e SPAK kanë nisur marrjen në pyetje të punonjësve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe anëtarëve të Komisionit të Ofertave. Mësohet se, është marrë në pyetje edhe Saimir Kadiu. Ndërkohë, që pas Kadiut, mësohet në pyetje është marrë pak kohë më parë për gjashtë orë ish- zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrapaj në lidhje me hetimet në kuadër të koncensionit të sterilizimit me vlerë 100 mln euro. Ai është pyetur për rreth 6 orë nga prokurorët e SPAK-ut lidhur me procedurat që janë ndjekur nga institucioni ku ai ishte vartës në dhënien në dhënien e këtij koncesioni, dëshmi kjo që pritet të fundosë personat e përfshirë në këtë aferë.

koncensioni i sterilizimit ilir beqja ne spak

Sondazh

Poll