Politike

Shkolla "Nënë Tereza" dhe "J.F Kennedy" hapin dyert në shtator, Rama: Do të presin 1630 nxënës

hkolla 'Nënë Tereza' dhe 'J.F Kennedy' pranë zonës së Institutit Bujqësor pritet që në vitin e ri shkollor të presin 1630 nxënës të cilët do zhvillojnë mësim në kushte të reja dhe ambiente bashkohore.

18 Korrik 2022, 08:57 Nga e.k
Shkolla "Nënë Tereza" dhe "J.F Kennedy" hapin
Pamje nga ambientet e shkollës

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën duke përshëndetur ndjekësit me foto nga dy shkollat e reja që do të hapin dyert në shtator. Shkolla 'Nënë Tereza' dhe 'J.F Kennedy' pranë zonës së Institutit Bujqësor pritet që në vitin e ri shkollor të presin 1630 nxënës të cilët do zhvillojnë mësim në kushte të reja dhe ambiente bashkohore.

"MIRËMËNGJES
dhe me dy shkollat, “Nënë Tereza” & “J. F. Kennedy”, të cilat në shtator do të hapin dyert për 1630 nxënës në zonën pranë Universitetit Bujqësor, ju uroj një javë të mbarë", shkruan rama në facebook.

POSTIMI I KRYEMINISTRIT:

edi rama

Sondazh

Poll