Politike

Mungesë ilaçesh në sektorë të caktuar? Manastirliu: I siguroj qytetarët se i kemi barnat bazë!

Ogerta Manastirliu tha se i gjithë sistemi shëndetësor është në gatishmëri.

16 Korrik 2022, 19:41 Nga k.m.
Mungesë ilaçesh në sektorë të caktuar? Manastirliu: I
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu komentoi akuzat për mungesë ilaçesh në spitale. E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, ministrja tha se i gjithë sistemi shëndetësor është në gatishmëri.

“Nuk është vetëm një spital që sot pret urgjencat e Tiranës, është edhe spitali Universitar Nënë Tereza, i Traumës dhe spitali Shefqet Ndroqi. Në këtë mënyrë ndahet dhe ngarkesa,”- tha më tej ministrja.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Manastirliu: Ne kemi një spital onkologjik që konsiderohet si referencë në nivel kombëtar.

A ka mungesë ilaçesh? Ku ka nevojë për përmirësim?

Manastirliu: Ne prej vitesh aplikojmë marrëveshje kuadër për barna. Të gjitha spitalet tërheqin barna që u nevojiten në kohën që u nevojiten. Nuk ka problematika thelbësore sepse buxheti për barna dhe materiale edhe rritur. Buxheti është i plotë për të plotësuar t’i gjitha. Kemi kontaktuar dhe vende që kanë drejtpërdrejt prodhuesit. Siguroj qytetarët që buxhetet janë në dispozicion, nuk bëhet më si dikur. Qasja ka ndryshuar. A ka nevojë për një menaxhim më të mirë, në spitalet tona, patjetër që kjo  është për tu pare.

Mbulohet gjithçka apo kemi mungesa në sektorë të caktuar?

Manastiliu: Buxheti nuk mungon, barnat në spitale nuk janë me emra të përcaktuara. Nëse në protokollin e mjekimit mund të mos ketë mbërritur ka një alternativë, nuk ka mungesa në spital si ka qenë një kohë kur serumi dhe vigoni blihej vetë. Sot duhet të ndërgjegjësohemi dhe vetë qytetari të denoncojë për të zbuluar të vërtetën. Materialet bazë, barnat bazë janë, por nëse ka mungesë në një terapi mjekimi ka një alternativë.

ogerta manastirliu

Sondazh

Poll