Politike

Miratimi i propozimit francez, Ali Ahmeti e Bushi ia marrin këngës: Po i ndez serbët

Ahmeti dhe Bushi në një video të postuar në Facebook shihen të gëzuar madje dhe festojnë me këngë, duke provokuar jo pak me postimin e tyre.

16 Korrik 2022, 15:23 Nga k.m.
Miratimi i propozimit francez, Ali Ahmeti e Bushi ia marrin këngës: Po
Ali Ahmeti dhe Nazim Bushi

SHKUP- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti bashkë me zëvendësministrin e brendshëm, Nazim Bushi pas miratimit në Kuvend të propozimit francez, përmes të cilit Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, u hapet rruga për në BE, kanë vendosur ta festojnë me këngë.

Ahmeti dhe Bushi në një video të postuar në Facebook shihen të gëzuar madje dhe festojnë me këngë, duke provokuar jo pak me postimin e tyre. Në këngën që ata kanë vendosur në makinë, flitet për Serbinë, gjë që me shumë gjasa nuk do të kalojë pa u "lagur".


"Na u bënë patare o u plaçin sytë, po i ndez serbët e po shkon çetnikë,"-janë disa prej vargjet e këngës.

Bashkimi Demokratik për Integrim qëndroi fuqishëm e angazhuar në realizimin e këtij pikësynimi për të zhbllokuar rrugën e integrimit bashkë me partnerët e koalicionit qeverisës. 

Të martën Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot me 68 vota pro propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

negociatat me be 2022

Sondazh

Poll