Art&Argëtim

“A ke pirë hashash?” Blogerja e seksit zbulon bashkëjetesën me Kastron dhe Getoarin: Na lidhnin parimet mbi jetën

2 Shkurt 2019, 17:04 Nga DOSJA
“A ke pirë hashash?” Blogerja e seksit zbulon

Gazetarja shqiptare e njohur ndryshe edhe si blogere seksi, Zhaklin Lekatari ka zbuluar të pathënat në lidhje me jetën e saj personale të para shumë viteve. E ftuar në “Late night show”, Lekatari foli ‘pa doreza’ dhe tregoi mbi bashkëjetesën që ka patur njëkohësisht me reperin Getoar Selimi dhe këngëtarin Kastro Zizon.

Ajo vijoi më tej duke treguar se i ndihmonte djemtë me hekurosje dhe punët e shtëpisë, ndërsa Getoari ishte ai që gatuante gjithmonë.

“Historia është që unë dhe Kastro jemi miq shumë të mirë prej shumë vitesh. Sidomos në kohën kur unë jetoja në Kosovë,”– tregon Zhaku fillimisht më pas e ndërpret Kastro.

Kur jetoja edhe unë në Kosovë. Kosova është kështu, kur ke shumë probleme dhe për të pasur më shumë probleme shkon atje.  Kemi qenë një trio, unë Getroari dhe Zhaklin që nuk kishim lidhje me njëri-tjetrin, por na lidhnin parimet mbi jetën,”- shprehet moderatori.

Pjesë nga biseda mes Kastro Zizos dhe Zhaklin Lekatarit

Zhaklin:  Por jemi edhe miq ne të tre.

Kastro: Ke pirë ndonjëherë hashash?

Zhaklin: Jo nuk kam pirë.

Kastro: Po ca bënim ne të tre me Getin mi?

Zhaklin: Asgjë, dëgjonim muzikë, shihnim filma, gatuanim ndonjë gjë, se Geti ishte kuzhinier. Ka pasur sirtarin e tretë vetëm me gjëra të mira për të ngrënë.

Kastro: Jemi kënaqur, unë pija shumë në atë kohë.

Zhaklin: Unë vija hekurosja tek shpia jote.

(f.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

showbiz showbiz bashkejetese getoar selimi kastro zizo kosove late night show zhaklin lekatari bashkejetese getoar selimi kastro zizo kosove late night show zhaklin lekatari

Sondazh

Poll