Art&Argëtim

“Hidhu”, Ermali e pret poshtë ballkonit, Rezarta i përgjigjet si Zhuljeta: Oh Romeo, i dashur Romeo

2 Shkurt 2019, 16:42 Nga DOSJA
“Hidhu”, Ermali e pret poshtë ballkonit, Rezarta i

Pas lirimit nga burgu të nipit të diktatorit, Ermal Hoxha dhe gruaja e tij Rezarta Shkurta po rikuperojnë kohën e humbur dhe janë nisur për të kaluar disa pushime romantike.

Dyshja e njohur shqiptare ndodhen në Roma, Itali dhe shfaqen mjaft të dashuruar në postimet në rrjetet sociale. Së fundmi këngëtarja ka publikuar një video në Instastory ku ajo dhe partneri i saj Ermali janë në versionin e Romeos dhe Zhuljetës të kohërave moderne.

I ndodhur poshtë ballkonit, nipi i diktatorit Hoxha dëgjohet teksa i thotë “hidhu” dhe mban krahët e hapur për ta pritur. “Oh Romeo, i dashur Romeo, nuk vonohem sa të vë buzëkuqin dhe erdha,”- i përgjigjet Shkurta duke qeshur.

Kujtojmë që çifti i njohur shqiptar janë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Hera. Rezarta dhe Ermali kanë më shumë se 15 vite bashkë, dhe vetëm para një muaji këngëtarja i tha ‘po’ një propozimi të dytë nga partneri i saj.

(f.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

showbiz showbiz ermal hoxha instastory rezarta shkurta roma romeo dhe zhuljeta ermal hoxha instastory rezarta shkurta roma romeo dhe zhuljeta

Sondazh

Poll