Aktualitet

“Ç’gatuhet në gjyqin e Talo Çelës”/ Lala akuzon gjyqtaren: Kyçi dyert për gazetarët

9 Maj 2022, 10:03 Nga DOSJA
“Ç’gatuhet në gjyqin e Talo Çelës”/

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala hedh dyshime se diçka ‘po gatuhet’ në gjyqin kundër Talo Çelës, të dhumëkërkuarit që akuzohet për një sërë ngjarjersh kriminale. Në një postim në Facebook, Lala shkruan se gjyqtarja Flora Hajredinaj ka mbyllur dyert e gjyriqt për gazetarët. Sipas Lalës, Hajredinaj në momentin e fundit ka ndërruar sallën e gjyqit në menyrë që të mos kishte media brenda. Përmes këtij denoncimi, Lala kërkon reagim nga institucionet përkatëse, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Postimi i plotë:

Skandal ne Gjykaten e Posacme. Gjyqtarja Flora Hajredinaj kyc dyert per gazetaret. Duke u fshehur si struci bashke me koleget nderroi sallen e gjyqit qe te mos kishte media brenda. Nuk kishte guximin te merrte as vendim per te na nxjerre nga salla e gjyqit duke dhene dhe arsyetimet perkatese. Ne kete menyre na hoqi te drejten e ankimimit te vendimit. Faktet jane aty. Mjaft te kqyren kamerat e sigurise. ILD ben sehir. KLGJ nderkohe fle gjume. As vete se kuptoj se cfare gatuhet ne gjyqin ndaj Talo Celes. Ky status ne vemendje te krushkut te Reformes ne Drejtesi. U.S. Embassy-Tirana.

Kush është Talo Çela

Talo Çela është një person me precedent të theksuar penalë dhe qëndron në krye të listës së shumëkërkuarve të Policisë së Shtetit. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”. Ngjarja e parë e bujshme, ku u përmend emri i Talo Çelës, është grabitja në Rinas, që ndodhi më 9 prill të 2019. Çela është i dyshuar si i përfshirë në ekzekutimin e katër personave të tjerë, Indrit dhe Arben Dylgjerit dhe një shtetasi turk Erdal Durunay, ngjarje e ndodhur në 28 dhjetor 2018, ngjarje e njohur si masakra e Bradasheshit. Po ashtu akuzohet edhe për vrasjen e Andi Zylyfit rreth një vit më pas. Po kështu, dyshohet se Talo Çela ka qenë e atentatit me armë zjarri, ku u vranë 2 vëllezërit Haxhia në Durrës dhe të një tjetër atentati ku u vranë Anxhelo Avdiaj e Dorian Shkoza.

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet kryesore klodiana lala talo çela klodiana lala talo çela

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2022, 08:28

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Emror Kasaj

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e Gjirokastrës, Emror Kasaj. Ky i fundit u përball për herë të dytë me ...