Aktualitet

VD-Mbledhja e Alibeajt, Salianji: Kulisat nuk caktojnë axhendën e Opozitës

9 Maj 2022, 08:43 Nga DOSJA
VD-Mbledhja e Alibeajt, Salianji: Kulisat nuk caktojnë axhendën e

TIRANË– Drafti i propozuar nga Enkelejd Alibeaj për Presidentin nuk është përfaqësim i të gjithë deputetëve të Partisë Demokratike, sipas Ervin Salianjit. Në një prononcim për mediat, Salianji tha se asgjë nuk mund të bëhet me imponime. Ai shtoi se madje ajo esotme nuk mund të konsiderohet as mbledhje kryesie. Deputeti i PD-së kërkon që demokratët duhet të kërkojnë që fillimisht të ulen bashkë me njëri tjetrin dhe pastaj me kryeministrin Edi Rama. 


Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: Nuk është një draft final, të gjithë propozimet mund t’i thonë dhe bëjnë të gjithë deputetët në orën 14:00, është një draft sipas mendimeve të deputetëve, pse i thoni këtu mendimet dhe jo në mbledhje

Ervin Salianji: Ka një hile që duhet ta themi, në çdo mbledhje të grupit parlamentar, nuk mund të luajmë kulisash ku një person të vendosë axhendën e Opozitës, edhe të publikur. U bënë muaj që nuk kisha dalë në publik por duhet t’i jap mundësinë cilitdo që ta dijë këtë. Unë nuk kam thënë që nuk e njoh, kam thënë që duhet të vijnë që të gjithë, nëse bëhet me imponime dhe deklarata publike, nuk e di se ç’përfitojnë demokratët kur nuk ulen me njëri-tjetrin, por me Ramën ulen. Nuk është një çështje fort e rëndësishme ajo e Presidentit të Republikës, as që i shqetëson shqiptarët, por një tjetër temë për të favorizuar Ramën dhe për të devijuar nga situata ku jemi. Nuk ka mbledhje kryesie, nuk ka pasur as më parë. Nuk besoj se ka një mbledhje tjetër. Unë e njoh grupin e PD-së, nuk kam thënë që nuk e njoh, por jo atë draft. Ai draft ka dalë nga një person, por nuk përfaqëson mendimin e të gjithë PD-së. S’mund të shohim se si e dorëzojnë partinë me çelësa në dorë.

LAJM KRYESOR:Alibeaj diskuton draftin për Presidentin, në mbledhje i shkon vetëm Pampuri e Agalliu

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2022, 08:28

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Emror Kasaj

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e Gjirokastrës, Emror Kasaj. Ky i fundit u përball për herë të dytë me ...