Aktualitet

Salianji kundër draftit të Alibeaj:Presidenti s’është azil luksi, s’kishte mbledhje kryesie

9 Maj 2022, 08:38 Nga DOSJA
Salianji kundër draftit të Alibeaj:Presidenti s’është

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi ditën e sotme se nuk është njoftuar për mbledhje të Kryesisë së Grupit të Partisë Demokratike. Përballë gazetarëve, Salianji shtoi se nuk mund të ketë mbledhje pasi s’ka kourum me 3 persona. Po ashtu, ai preku edhe çështjen e zgjedhjes së Presidentit. Salianji deklaroi se presidenti nuk është për të pasur një azil luksi, duke bërë një krahasim me atë të Italisë, që sipas tij, vjen nga një eksperiencë e gjatë politike.


‘Edhe sot nuk pati një mbledhje të grupit, kishte një përpjekje nga unë që të përfshiheshim dhe të ishim pjesë e grupit. Ka pasur një dakordësi nga zoti Boci për të qënë pjesë por s’ka pasur një mbledhje. Kam komunikuar me pjesën më të madhe të tyre dhe s’ka pasur një mbledhje, s’ka kourum me 3 persona, që plotësojnë kërkesat e Ramës. Presidenti i Republikës nuk është për të pasur një azil luksi, shikoni në Itali, presidenti vjen me një eksperiencë të gjatë politike. Dua të them se raporti europian për mafian, bën që Shqipëria të ketë rritje në porte, dhe përcakton vendin se vend traziti për kokainën. ‘- tha Salianji.

LAJMI KRYESOR: Alibeaj diskuton draftin për Presidentin, në mbledhje i shkon vetëm Pampuri e Agalliu

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike drafti i alibeajt per presidentin ervin salianji drafti i alibeajt per presidentin ervin salianji

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2022, 08:28

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Emror Kasaj

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e Gjirokastrës, Emror Kasaj. Ky i fundit u përball për herë të dytë me ...