Aktualitet

Meta pret deputetin e Bundestagut gjerman: Të integrohet Shqipëria në BE

9 Maj 2022, 09:04 Nga DOSJA
Meta pret deputetin e Bundestagut gjerman: Të integrohet Shqipëria

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim Kryetarin e Task Forcës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të grupit parlamentar CDU/CSU, deputetin e Bundestagut gjerman, Volkmar Klein. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se bashkë ka ndarë shumë mendime, në veçanti nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Meta shton se Gjermania është partnere shumë e rëndësishme dhe mbështetëse e vazhdueshme në procesin euroatlantik jetik të vendit tonë dhe të Ballkanit Perëndimor.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të takoja sot, në Ditën e Europës, Kryetarin e Task Forcës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të grupit parlamentar CDU/CSU, deputetin e Bundestagut gjerman, z. Volkmar Klein. Ndamë mendime të vyera mbi shumë çështje, në veçanti për nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjermania është partnere shumë e rëndësishme dhe mbështetëse e vazhdueshme në procesin euroatlantik jetik të vendit tonë dhe të Ballkanit Perëndimor, ndaj dhe marrëdhëniet e shkëlqyera, të miqësisë dhe të bashkëpunimit, midis dy vendeve dhe popujve tanë meritojnë të forcohen dhe zgjerohen më tej.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike ilir meta volkmar klein ilir meta volkmar klein

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2022, 08:28

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Emror Kasaj

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e Gjirokastrës, Emror Kasaj. Ky i fundit u përball për herë të dytë me ...