Aktualitet

VD-4 muaj pa rroga/ Bllokojnë hyrjen, Punëtorët e inceneratorit të Fierit: Jemi në borxhe

9 Maj 2022, 07:00 Nga DOSJA
VD-4 muaj pa rroga/ Bllokojnë hyrjen, Punëtorët e inceneratorit

FIER– Ditën e sotme, 20 punonjës të Incneratorit të Fierit janë ngritur në protestë pasi kanë 4 muaj që nuk kanë marrë rrogat. Punëtorët kanë bllokuar hyrjen e Inceneratorit dhe nuk lejojnë kalimin e automjeteve të rënda të mbushura me mbetje urbane. Ata deklarojnë se nuk do të lejojnë asnjë mjet që të shkarkohet brenda pa negociuar me to në lidhje me pagat.


“Nuk do të lejojmë asnjë makinë të shkarkohet tek “gropat” pa ardhur e pa negociuar me ne se çfarë do të bëhet me pagat tona”, thonë ata.

Kjo nuk është hera e parë që punonjësit e këtij incineratori protestojnë për pagat. Më 30 prill, rreth 30 punonjës protestuan për të njëjtën kauzë. Inceneratori është sekuestruar nga SPAK dhe është vendosur një administrator nga shteti.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Protesta në inceneratorin e Fierit/Punonjësit: Shteti të na japë paratë, gjakun dhe djersën

(a.b)/dosja,.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet fier punetoret e inceneratorit ne proteste fier punetoret e inceneratorit ne proteste

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2022, 08:28

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Emror Kasaj

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e Gjirokastrës, Emror Kasaj. Ky i fundit u përball për herë të dytë me ...