Aktualitet

Protesta në inceneratorin e Fierit/Punonjësit: Shteti të na japë paratë, gjakun dhe djersën

9 Maj 2022, 09:01 Nga DOSJA
Protesta në inceneratorin e Fierit/Punonjësit: Shteti të na

FIER– Protesta e punëtorëve të Inceneratorit të Fierit ende vijon. Punëtorët të cilët kërkojnë pagat e tyre, kanë bllokuar hyrjen dhe nuk lejojnë njeri që të futet brenda. Ata kërkojnë nga shteti paratë për të cilat kanë punuar me muaj të tëra. Po ashtu, ata shtojnë se janë futur në borxhe për shkak se s’kanë asnjë burim të ardhurash. 

“Na keni respektuar që ngrini zërin tonë – tha njeri nga punonjësit e inceneratorit të Fierit, që është hedhur sot bashkë me kolegët në një protestë ku kërkojnë të paguhet për katër muaj e fundit, që nuk ua kanë dhënë. – Kemi gati 5 muaj që nuk marrim pagat. Nuk është e nevojshme të na vijnë sot këtu, as qeveria, askush, se Edi Rama i ka bërë të gjitha online. Të shtypë butonin dhe të na japë paratë, se Zoti i kësaj pune është ai. Shiheni tabelën atje, çfarë lexon. Unë jam prej 6 vitesh roje këtu, kemi lënë kockat këtu, të gjithë ne kemi punuar. Të na japin paratë, lekët tona po kërkojmë. Kemi kredi nëpër banka, fëmijë nëpër shkolla, nuk kemi ku t’i gjejmë paratë. Është e qartë se kush Zoti këtu, shiko tabelën. Është shteti! I merr nga një xhep, i çon në xhepin tjetër! Ndërrohen administratorët?! Ç’na duhet ne! Le të na japin paratë, të na japin gjakun tonë, djersën tonë”.

Një tjetër punonjës tha:“Kemi qira, ujë , drita për të paguar. Vijnë tek porta dhe na kërkojmë lekët e ujit dhe të dritave. Çmimet janë ngritur të gjitha, ka shkuar një kg vaj, 4-mijë lekë. Ne do të rrimë këtu tek porta, le të presin makinat derisa të na zgjidhet kjo çështje që ne kemi. Ta zgjidhë, të bëjë ç’të dojë shteti.”

Punëtorët e inceneratorit të Fierit dolën ditën e sotme në protestë, pasi kanë katër muaj pa marrë rrogat dhe tashmë kanë hyrë në muajin e pestë.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet fier punetoret e inceneratorit ne proteste fier punetoret e inceneratorit ne proteste

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2022, 08:28

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Emror Kasaj

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e Gjirokastrës, Emror Kasaj. Ky i fundit u përball për herë të dytë me ...