Aktualitet

VD- ‘Shtëpi bari’ në Kurbin/ Mbushi banesën me kanabis, prangoset 34-vjeçari (EMRI)

9 Maj 2022, 08:13 Nga DOSJA
VD- ‘Shtëpi bari’ në Kurbin/ Mbushi banesën me

KURBIN– Një banesë e përshtatur për kultivim kanabisi është zbuluar ditën e sotme në Kurbin. Banesa u zbulua falë operacionit ‘Bogzat’. Në pranga është vënë Mark Jani (Prenga), ndërkohë që është proceduar penalisht në gjendje të lirë faturistja e OSHEE-së së zonës, për shpërdorim detyre.

Në banesën e Prengës u evidentua një dhomë, brenda së cilës u gjetën 19 bimë narkotike, të cilat ishin kultivuar në kova, me anë të instalimeve elektrike me llamba, aspiratorëve dhe tubacioneve të ujit. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. 34-vjeçari do të akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet, nga Policia e Kurbinit, një tjetër operacion policor, i koduar “Bogzat”, për goditjen e veprimtarisë së kultivimit të bimëve narkotike, me anë të llambave. Gjatë operacionit, në një banesë, u zbulua një dhomë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Vihet në pranga pronari i banesës. Procedohet penalisht në gjendje të lirë faturistja e OSHEE-së së zonës, për shpërdorim detyre. Sekuestrohen bimë narkotike dhe pajisjet e ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e tyre, në ambientet e banesës. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, si dhe për evidentimin e rasteve të abuzimit me lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike, bazuar në informacionet policore, kanë ushtruar kontroll në një banesë në Kurbin. Gjatë kontrollit, në banesën e shtetasit M. J.(P.), u evidentua një dhomë, brenda së cilës u gjetën 19 bimë narkotike, të cilat ishin kultivuar në kova, me anë të instalimeve elektrike me llamba, aspiratorëve dhe tubacioneve të ujit. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Në vijim të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. J.(P.), 34 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasja R. Ll., 46 vjeçe, banuese në Laç, me detyrë faturiste e OSHEE-së. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale bimët narkotike, pajisjet elektrike dhe hidraulike që dyshohet se shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet kurbin mark jani shtepi bari shtepi bari ne kurbin kurbin mark jani shtepi bari shtepi bari ne kurbin

Sondazh

Poll