Aktualitet

Drafti i Alibeajt për Presidentin/ Paloka: Lojë e turpshme, deputetët viktima naive…

9 Maj 2022, 07:54 Nga DOSJA
Drafti i Alibeajt për Presidentin/ Paloka: Lojë e turpshme,

TIRANË– Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me draftin e propozimeve për kriteret e Presidentit të ri që u paraqitën ditën e djeshme nga deputeti Enkeljed Alibeaj. Sipas Palokës, Alibeaj bën sikur mbledh mendimet e deputeteve te tij me e-mail si edhe Rama bën sikur po merr mendimet e deputetëve me zarf. Paloka ngre pikëpytje, nëse deputetët janë viktima naive apo kanë marrë pjesë me vullnet të plotë në këtë proces. 

REAGIMI I PALOKËS:

Propozimet e Rames shiten si kritere te “opozites” ! Loja e turpshme per te paraqitur Presidentin e Rames si President konsensual, zhvillohet perpara syve te publikut e ne menyren me te trashe. Rama ben sikur mbledh mendimet e deputeteve te PS me zarf , Alibeu ben sikur mbledh mendimet e deputeteve te tij me e-mail. Ne finale, kandidati i Rames do dale nga goja e L.B, E.A … Nuk e di ne se ata deputete (te zgjedhur me votat e demokrateve) qe vazhdojne ndjekin kete rruge, jane thjeshte viktima naive qe po perdoren apo jane me vullnet te plote ne kete loje ?! Pergjegjesia eshte e tyre .

Ditën e djeshme, Enkelejd Alibeaj përgatitit një draft me kriteret e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në draftin e siguruar nga Dosja.al, thuhet se Opozita kërkon të propozojë katër kandidatë për President që pritet t’i zgjedhë nga fusha të ndryshme e sipas kritereve të përcaktuara. Gjithashtu, Alibeaj ka listuar kushtet që duhet të përmbushë personi që do t’i zërë karrigen Kreut të Shtetit aktual, Ilir Meta, duke mos qënë i angazhuar në politikë pesë vitet e fundit.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore kryesore edi paloka enkeljed alibeaj edi paloka enkeljed alibeaj

Sondazh

Poll