Aktualitet

Mot pranveror! Temperatura deri në 28 gradë, parashikimi për sot (HARTA)

9 Maj 2022, 05:13 Nga DOSJA
Mot pranveror! Temperatura deri në 28 gradë, parashikimi për sot

TIRANË– Java nis me mot të mirë dhe me temperatura të larta. Territori i Shqipërisë do të jetë në ndikimin e presionit të lartë atmosferik i vendosur mbi Ballkanin Perëndimor, duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të shpeshta.

Orët vijuese sjellin grumbullim te vranësirave duke rrezikuar shira kovektive, më të mundshme në zonat malore veri – verilindore si edhe zona të izoluara në qendër të territorit. Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e vona të natës të ri-sjellin sërish kthjellimet në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë max 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet moti parashikimi i motit moti parashikimi i motit

Sondazh

Poll