Aktualitet

Ndëshkimi nis nga Fieri! Efektivët vendosi mbi 400 gjoba për shkeljet rrugore

8 Maj 2022, 20:50 Nga DOSJA
Ndëshkimi nis nga Fieri! Efektivët vendosi mbi 400 gjoba për

FIER– Mbi 400 masa janë ndërmarrë nga Drejtoria e Policisë Vendore Fier për shkelje të ndryshme rurgore. Mësohet se pas kontrolleve të ushtruara gjatë orëve të fundit pas aksidentit të rëndë që ndodhi paraditen e sotme tek “Rruga e Kavajës”, janë gjobitur qindra drejtues mjetesh.

Pjesa më e madhe e drejtuesve, mbi 200 janë penalizuar për shpejtësi jashtë normave, për përdorimin e aparatit celular janë vendosur 29 masa. Ndërsa për mospërdorimin e rripit të sigurimit janë vendosur 27 masa, për parakalim të gabuar 49 masa dhe për mosvendosjen e kaskës 7 masa.

Kontrollet vijnë pas aksidenteve të njëpasnjëshmë që kanë ndodhur sot. Më i rëndi që mund të kishtë shënuar një tragjedi është ai në ‘Rrugën e Kavajës’. Vilma dhe Arjan Konomi, bashkë me foshnjen 3 muajsh, por kalonin rrugën tek vizat e bardha, por një makinë luksoze tip “G-Class”, drejtuar nga Ajas Sulemajni që ishte nën efektin e lëndëve narkotike i ka marrë para duke u rrezikuar jetën. Ngjarja është raportuar fillimisht nga Dosja.al, e cila informoi e para me foto dhe video aksidentin e rëndë.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet ajas sulejmani aksident ne tirane policia e fierit ajas sulejmani aksident ne tirane policia e fierit

Sondazh

Poll