Aktualitet

Drogë në gjoksin e partnereve, prangosen vëllezërit shqiptarë: E kemi për përdorim personal

8 Maj 2022, 20:44 Nga DOSJA
Drogë në gjoksin e partnereve, prangosen vëllezërit

GREQI– Dy vëllezër shqiptarë janë vënë në pranga policia greke pasi kakuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Mediat greke shkruajnë se shqiptarët, 24 dhe 26 vjeç po udhëtonin me të dashurat e tyre dhe një bebe të vogël në momentin që janë ndaluar nga policia. Efektivët pikasën vëllezërit duke biseduar dhe më pas duke shkëmbyer sende. 26-vjeçari, i cili ishte arestuar edhe më parë dhe e dashura bashkëmoshatare ishin brenda një ‘Smart’-i të zi me të cilin droga u dërgohej “klientëve”. Vëllai i tij 24-vjeçar, e dashura e tij dhe një blerës i mundshëm, një djalë 36 vjeç po qëndronin në xhamin e makinës. Ngjitur kishin edhe mjetin e tyre të llojit “Fiat”.

Nga kontrolli i policisë në makinën e dytë u gjetën pako me drogë, ndërsa në gjoksin e vajzës ishin fshehur tre qese të vogla me kokainë. E reja  është shfaqur e penduar dhe ka pohuar se drogën e ka fshehur në gjoks që të mos arrestohet partneri i saj. 

“Droga e gjetur tek unë është e partnerit tim E.M.. Kërkoj falje, pendohem dhe nuk do ta bëj më. Thjesht doja të ndihmoja burrin tim që të mos arrestohej, pasi nuk është tregtar, por përdorues,”- tha 24-vjeçarja në polici.

Edhe e dashura e shqiptarit tjetër, 26-vjeçarja kishte të fshehur drogë në gjoks. Tek ajo u gjetën dhe 470 euro. Blerësi 36-vjeçar, të cilit i janë gjetur 4.2 gramë kanabis, ka treguar si shitës 26-vjeçarin, të cilit i ka dhënë 20 euro.

I pyetur se si ishte rregulluar shitja, ai tha se kishte folur me një person të panjohur një orë më parë përmes Facebook. Kur policia i kërkoi të telefononte këtë person në celular, atëherë i ra telefoni 26-vjeçarit shqiptar. Ai dhe vëllai i tij pretenduan se drogën e kishin blerë për përdorim personal.

“Kam katër vite që jam përdorues. Sot unë dhe vëllai im shkuam në sheshin Exarcheion me gratë tona dhe morëm një sasi droge për ta pasur për dy ditë, ua dhamë grave tona për ta mbajtur,”- thotë njëri.

“E mora drogën për përdorim personal”, i tha policisë një nga vëllezërit.

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll